9 fakte që si dini mbi kolesterolin

Shëndetësia

9 fakte që si dini mbi kolesterolin

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:00

Shpesh herë kur lexoni tek një ushqim në përmbajtjen e tij, që ka kolesterol, mendoni negativisht për të. Por në fakt, kolesteroli është një substancë që ndihmon në prodhimin e hormoneve, vitaminës D, acideve biliare të nevojshme për të tretur yndyrat. Ja 9 fakte që nuk i dinit për të:

1. Edhe pse futet në grupin e yndyrnave, kolesteroli nuk është yndyre dhe për më tepër nuk ka kalori. Kolesteroli është pjese esenciale e membranës se qelizave njësoj si llaci që mban tullat të bashkuara.

2. Është pjesë e strukturës qelizore të trurit.

3. Është i nevojshëm për tretjen e yndyrnave

4. Ka rëndësi jetike për formimin e hormoneve të seksit (estrogjen, progjesteron dhe testosteron)

5. Ndihmon trupin të prodhojë vitaminë D.

6. Gjendet vetëm në qelizat e organizmave të gjallë dhe jo në qelizat e bimëve! Kështu që reklamimi i vajrave bimore si “pa kolesterol” është pa sens!

7. Meqenëse kolesteroli është jetik, trupi ynë e prodhon vetë. Ne prodhojmë rreth 3000mg kolesterol në ditë, që është e barabartë me 10-fishin e sasisë që marrim zakonisht nga ushqimi.

8. Në rast se ne nuk ushqehemi me ushqime që përmbajnë kolesterol, atëherë trupi do ta prodhojë vetë.

9. A e dini se vendosja e kokrrizave të verdha në kapakët e syve mund të jetë një simptomë fizike e kolesterolit të lartë në gjak?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat