Këshilla për një kujtesë të shëndetshme

Shëndetësia

Këshilla për një kujtesë të shëndetshme

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:04

Kujtesa është një element që për shumë njerëz është kthyer në problem për këtë duhet që të bëjmë kujdes, dhe të ndjekim këshillat e mjekut.

Humbja e kujtesës për një moment apo siç e njohim harresa është e bezdisshme por nëse ne do të ndjekim këshilla do e kemi më të lehtë për të pasur një kujtesë të mirë.

Anne Fabiny, asistent profesoreshë në Shkollën Mjekësore të Harvardit sugjeron disa këshilla për të pasur një kujtesë të shëndetshme;

1 -Ndiqni rutinën duke i lënë çelësat, syzet dhe telefonin në të njëjtin vend çdo ditë, kështu që gjetja e tyre do të bëhet pa vënë në punë trurin.
2 -Merreni me avash dhe kushtojini vëmendje asaj që po bëni në mënyrë që sistemi i kujtesës i trurit tuaj të ketë kohë të krijojë një kujtim.
3 -Shmangni bërjen e shumë gjërave një herësh dhe ambientet me zhurma, dy humbësit më të mëdhenj të kujtesës në një shoqëri ku gjithçka ecën me hapa të shpejtë.
4 -Flini mjaftueshëm, ulni stresin dhe bëni një vizitë tek doktori për të kontrolluar nëse ndonjë nga ilaçet që përdorni mund t’ju sjellë probleme me kujtesën.
Ndiqni këshillat e mjekut dhe do të keni një kujtesë të shëndetshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat