11 arsye që na bëjnë të ndjehemi të fryrë

Shëndetësia

11 arsye që na bëjnë të ndjehemi të fryrë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 07:45

Ndjesia e te qënurit te fryre përveçse është shume e sikletshme, na pengon ne aktivitetin tone, sikurse edhe kur duam te argëtohemi pas orëve te tera ne pune. Edhe pse kjo nuk përbën ndonjë simptome te përcaktuar, ajo mund te persistojë për një kohe te gjate duke prishur cilësinë e jetës.

Sipas nutricionistëve te ndryshëm, ka disa arsye qe çojnë ne fryrje te stomakut:

1. Ju hani shume shpejt. Sipas nutriciuonistes Stephanie Middleberg, e ngrëna shpejt ka dy te këqija, e para lidhet me kapërcimin edhe te sasive te mëdha te ajrit se bashku me ushqimin dhe e dyta lidhet me faktin se duke ngrënë ne këtë mënyrë detyrohemi te mos e përtypim mire ushqimin i cili shkon poshtë ne stomak duke vështirësuar tretjen. Koha me e përshtatshme për një ngrënie normale është jo me pak se 20 minuta.

2. Konsumi i ekzagjeruar i ushqimeve fast-food. Është provuar se paninet qe përdoren për këto ushqime përmbajnë shume natrium. Ne SHBA, paninet përbejnë burimin me te madh te natriumit, i cili ka një ndikim negativ ne fryrjen e stomakut.

3. Konsumoni shume lakra. Lakrat ne përgjithësi, përveçse te pasura me elemente minerale dhe vitamina, si dhe te ushqyeshme për organizmin, kane edhe një te keqe te vogël qe lidhet me përmbajtjen e larte te fibrave dhe sheqernave te rafinuara qe gjenerojnë prodhimin e gazrave. ketu perfshihet edhe brokoli, lakra belge.

4. Pirja me ndërmjetësinë e pipës. Pirja ne këtë mënyrë bën te mundur qe se bashku me pijen, ne stomak te fusim edhe te gjithë sasinë e ajrit qe ndodhet ne pipe.

5. Konsumoni ushqime te paketuara dhe konservuara. Edhe ne këtë rast, shkaku kryesor është pikërisht prezenca e shtuar e natriumit ne to.

6. Konsumoni ushqime me fuqi te ulet kalorifike. Këto lloj ushqimesh, edhe pse përmbajnë sasira te vogla te kalorive, kane një te mete tjetër qe lidhet me përmbajtjen e tyre, përgjithësisht te pasura me sheqerna te cilat kane aftësinë te prodhojnë shume gaz kur bien ne kontakt me përmbajtjen e stomakut.

7. Konsumoni shume pije te gazuara. Duhet te dini se ashtu sikundër flluskat e gazit duken ne brendësi te pijeve te këtij lloji, po ashtu ato gjenden edhe ne përmbajtjen e stomakut tuaj pasi i keni konsumuar ato.

8. Konsumoni shume bishtajore. Ne radhe te pare vijnë fasulet, por edhe kushërinjtë e tyre te afërt, thjerrëzat. Këto janë shume te pasura ne proteina te dobishme për njeriun, por janë te pasura gjithashtu dhe me karbohidrate, vështirësish te tretshme. Për këtë gjithsesi ka një zgjidhje qe është një enzime anti gaz qe ndodhet brenda një produkti te fabrikuar me emrin Bano.

9. Përtypja e ekzagjeruar e camcakezit. Mekanizmi këtu është shume i thjeshte, gjate përtypjes, sasi te mëdha ajri futen ne stomak.

10. Hani vone ne darke. Kjo është pasoje e aktivitetit te shtuar ditor, por qe përbën një moment favorizues për fenomene te tilla te pa këndshme. Këshillohet qe te hani darke se paku 3-4 ore përpara se te shkoni për te fjetur.

11. Ushqimet alergjike. Ka disa ushqime qe ndikojnë negativisht ne fryrjen e stomakut dhe qe janë te ndryshme për njerëz dhe organizma te ndryshme. Disa janë alergjike ndaj qumështit dhe nënprodukteve te tij, disa te tjera janë alergjikë ndaj ushqimeve te pasura me luten. Kjo është një çështje qe evidentohet dhe zgjidhet ne bashkëpunim me mjekun alergolog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat