4 produkte ushqimore që përshpejtojnë plakjen

Shëndetësia

4 produkte ushqimore që përshpejtojnë plakjen

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 08:20

Pijet me gaz- Pijet me gaz janë cilësuar të dëmshme prej kohësh, kjo pasi sasia e sheqerit e përdorur në to, ndryshon qelizat dhe në rast konsumi të përditshëm të pijeve të tilla, shkurtohet jeta me 4.6 vite.
Është ky rezultati i një studimi të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar në 3500 persona, studim i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Public Health”. Gjithashtu pirja e rregult e pijeve me gaz, stimulon diabetin e tipit 2.

Sallamrat- Mishrat e konservuara dhe sallamrat nuk janë zgjidhja e duhur për shëndetin tonë. Sipas një studimi të bazuar në 840 persona, konsumi i tyre mund të ndikojë në plakjen e qelizave tona, si dhe mund të stimulojë shfaqjen e rrudhave. Studimi u publikua në revistën shkencore “The American Journal of Clinical Nutrition”, ku u krahasun konsumatorë dhe jokonsumatorë të këtyre produkteve.

Mishi i kuq- Është i njohur prej kohësh si një prej ushqimeve më problematike për shëndetin tonë, pasi stimulon sëmundjet kardiake. Konsumi i shpeshtë i tij shton sëmundjet dhe plak më shpejtë qelizat tona.

Alkooli- Alkooli është një prej elementëve më të rrëzikshëm jo vetëm për shkak të problemeve në sjellje që shkakton, por sepse në nivelin genetik ADN-ja jonë ndryshon dhe telomeret tona shkurtohen, duke bërë që të përshpejtohet plakja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat