Vetitë mbrojtëse të qepës dhe hudhrës

Shëndetësia

Vetitë mbrojtëse të qepës dhe hudhrës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:17

Konsumimi i qepëve dhe hudhrave nuk parapëlqehet nga shumë persona, dhe kjo jo se janë të dëmshme për shëndetin, por për shkak të aromës së tyre të fortë dhe të papëlqyeshme.

Një grup shkencëtarësh të Institutit 'Mario Negri' dhe të Universitetit të Milanos analizuan 230 persona të diagnostikuar me kancer në stomak dhe 547 të tjera të paprekur nga kjo sëmundje. Në grupin e parë asnjë person nuk e mbante mend herën e fundit kur kishte konsumuar qepë apo hudhra, ndërsa grupi i dytë ishte konsumues i rregullt i tyre me minimumi një herë në javë.

Studiuesit italianë thonë se nëse konsumohet të paktën 50 gram qepë në ditë, rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak, apo edhe sëmundje të tjera gastrike reduktohet me 40 përqind dhe nëse konsumohet edhe hudhra, këtij reduktimi i shtohet edhe një 30 përqindësh falë kësaj bime.

Si qepës ashtu edhe hudhrës i njihen vetitë për mbrojtjen e organizmit dhe forcimin e imunitetit, por studimi italian është i pari që dokumenton në të tilla përmasa rolin e tyre në parandalimin e kancerit në stomak falë sasisë së karbohidrateve që përmbajnë, të cilat ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat