Limoni, thesari qe kuron semundjet

Shëndetësia

Limoni, thesari qe kuron semundjet

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:43

Limoni duhet të jetë i pranishëm në çdo tryezë dhe në çdo vakt. Ai veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lekura dhe lëngu i frutit të limonit.

Lëkura, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C.

Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar.

Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat.

Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat