Vajtja në punë në këmbë, me biçikletë ose urban përmirëson jetën

Shëndetësia

Vajtja në punë në këmbë, me biçikletë ose urban përmirëson jetën

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:16

E themi të gjithë se udhëtimi për në punë me mjetet publike është acarues, ndërsa përballesh me autobusët plot.
Megjithatë rezulton se ky është më i shëndetshëm se të shkosh në punë me makinë. E nëse zgjedh të përdorësh biçikletën ose të shkosh në këmbë, niveli i kënaqësisë dhe qetësisë rritet edhe më shumë.

Ky është pretendimi i ngritur nga studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore, të cilët në një kërkim që kanë kryer me 18000 persona të moshës 18-65 vjeç, kanë zbuluar se kush lë makinën në shtëpi dhe ecën ose pedalon për të shkuar në punë, është më i mirë në marrëdhëniet me kolegët, më i qetë dhe fle më mirë gjatë natës sesa ata që udhëtojnë të mbyllur në makinë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, rezulton se mes personave që morën pjesë në studim 73% përdornin makinën, 13% lëviznin në këmbë dhe 3% me biçikletë. Ndër 11% shfrytëzonin transportin publik. “Kush lëvizte në këmbë ose në biçikletë, kishte nivel më të lartë mirëqenie. Çuditërisht rezultoi se edhe ata që lëviznin me autobus kishin nivele më të larta qetësie dhe socializimi krahasuar me ata që lëviznin me makinën e tyre”, theksoi Adam Martin, kreu i grupit kërkues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat