Si duhet të jenë këpucët e fëmijëve?

Shëndetësia

Si duhet të jenë këpucët e fëmijëve?

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:14

Njerëzit këmbëzbathur kanë këmbët më të mira!
Fëmija juaj ka nevojë për këpucë fleksibël, të buta që lejojnë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen normalisht.

Përmasat

Këpucët janë shumë më të mira kur janë pak më të mëdha sesa kur janë shumë të vogla.

Fleksibiliteti

Këpucët e ngurta, “këpucët mbështetëse” nuk janë të mira për këmbët, sepse ato kufizojnë lëvizjen e cila është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e forcës së lëvizjes së këmbës. Këmba e fëmijës ka nevojë për mbrojtje nga të ftohtët dhe nga objektet e mprehtë, si dhe kërkon lirshmëri për lëvizje. Rrëzimet e fëmijëve shkaktojnë lëndime të shumta. Një taban këpuce që nuk është as e rrëshqitshme apo e ngjitshme është më e mira.

Materiali

Një material i ajrosur mund të jetë më i mirë, sidomos në klimë të ngrohtë. Shmangni format e çuditshme, si gishtërinj të shtrembëruar, taka të ngritura dhe taban këpuce të fortë, pasi janë të këqija për këmbët. Gjëja më e mirë që mund të bëhet për fëmijën, është inkurajimi i tij për aktivitet fizik dhe të shmangim të ngrënët pa kontroll. Mos harroni se këpucët e ashtuquajtura korrigjuese, shtesat, ortopediket janë të paefektshme dhe e bëjnë fëmijën të pakënaqur. Trajtimi natyral është i sigurt, i lirë dhe efektiv. Loja është puna e fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat