10 gjëra që nuk duhet të bëhen ndërsa duam të dobësohemi

Shëndetësia

10 gjëra që nuk duhet të bëhen ndërsa duam të dobësohemi

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:13

Duket se te dobësohesh nuk është çështje vetëm e dietave dhe ushtrimeve fizike. Ka disa zakone te përditshme te cilat ndikojnë ne shtimin e padëshiruar te kilogramëve.
Me poshtë është një liste me dhjete këshilla qe do tu ndihmonte nëse do t’i keni parasysh.

1. Mos shmangni asnjëherë mëngjesin. Është provuar se kush nuk han rregullisht mëngjesin, merr me shume kalori se sa duhet ne dreke, madje shpesh here, e thyen edhe duke ngrënë gjate ditës pa orar dhe rregull.

2. Mos hani ndërsa jeni duke punuar. Madje as kur jeni duka pare televizor. Sipas dietologeve, kjo gjë mund te beje te qe te vazhdoni te hani edhe kur nuk keni uri.

3. Konsumo me pak kafe. Kafja krahas vlerave te tjera, është ne gjendje te rrisë nivelin e cortizolit ne gjak, i cili është një hormon qe rrit gjithashtu nivelin e stresit. Sikurse dihet, stresi nga ana e tij rrit dëshirën për te ngrënë me shume.

4. Kujdes me ngrënien pas stërvitjes. Zakonisht abuzohet me idenë se kemi djegur me shume kalori gjate palestrës, por kjo mund te çojë ne përmbysjen e efekteve pozitive te saj ne këtë drejtim.

5. Kujdes edhe me suplementet proteinike. Nëse kjo nuk shoqërohet me ushtrime fizike, ka shume mundësi qe te përfundojmë me më shume kilogram peshë pa forme.

6. Larg pijeve dietetike. Te gjitha këto lloj pijesh te gazuara dhe sintetike na shëndoshin.

7. Larg alkoolit. Alkooli ka shume kalori qe shndërrohet lehtësisht ne dhjam. Sa me shume ujë, ky nuk ka kundërindikacione.

8. Sa me pak stres. Sikurse thamë me sipër, stresi na shtyn për te ngrënë me shume.

9. Mos hani pas orës 11 te natës. Madje as ne orët e vona te darkës. Ne këto raste, te shëndoshurit është e sigurte.

10. Flini sa me shume. Duket paradoksale, por kështu është. Mungesa e gjumit çon ne prodhimin e cortizolit dhe gjithë efekteve negative te tij ne këtë drejtim te cilat u theksuan edhe me sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat