Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore

Shëndetësia

Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:09

Është historia e gjigantit që ha fëmijët e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emër të “Perëndisë” së konsumit të paskrupullt, të mirëqënies me çdo kusht, dhe Big Farma-s, lobi i lobeve (226.000.000 $ investuar vitin e kaluar përkundër 153 në sigurimet e planetit, 144 në naftë dhe gaz e 141 në internet), kanë futur një dogmë të re në mendjet e qytetarëve: ilaçit psikiatrik, kapërdije poshtë dhe ai të “ngre” lart, por askush nuk thotë se sa dëm të bën. Jepet edhe në qoftë se ju ngordh qeni apo macja, për të kapërcyer dhimbjen.
Viti 1988 është viti kur filloi epoka e ilaçeve kundër depresionit: Eli Lilly ofron për shitje Prozac-un (i cili në Evropë do të fillojë të përhapet në mesin e viteve nëntëdhjetë). Menjëherë mbërrin pjesa tjetër e antidotit kundër paranojës, instinktit të vetëvrasjes, çrregullimit bipolar, haluçinacioneve, atakut të panikut, ankthit, iluzioneve, manive të ndryshme e çdo rasti tjetër. Perandoria Liberale i administron ato si “bukë për gjellë”, me spote publicitare në TV që premtojnë sukses në jetë dhe lumturi të përjetshme në çmimin e pilulave magjike. Dhe rezultati, që shkakton jep mornica, duket sheshit: një në pesë amerikane sot merr të paktën një psiko-medikament, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, neuroleptiket dhe gjithashtu anksiolitikët. Tendencëa shpërtheu në një ritëm rekord: 25 vjet më parë, vetëm një amerikan në njëqind mbushej me molekula të këtij lloji. Madje edhe fëmijët janë bërë objektiv ideal për trajtimin e humorit: më shumë se dhjetë për qind e atyre që janë tashmë në shkollë kanë qenë të diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes (ADHD), dhe gjysma e këtyre mjekëve japin në receta tableta.

BIZNESI I ilaçeve psikoaktive përtej oqeanit është me vlerë rreth 35 miliardë dollarë në vit. Një minierë ari për kompanitë farmaceutike. Një ushqim që bie nga qielli, por jo në mënyrë të rastësishme. Mjafton në fillim të shpikësh një përbërës të ri aktiv (nganjëherë jo edhe aq i ri, ndryshon përbërjen dhe ja, loja u krye), dhe më vonë, në bazë të patentës, të prodhojë sërish një tjetër sëmundje nervore, dhe kështu mijëra pacientë që vihen ne lëvizje nga instinkti i mbijetesës (ose të dashurit e tyre) do t’u besojnë psikiatërve, të cilët nga ana e tyre udhëzohen të imponuar prej industrisë së ilaçeve.

Bibla e Referencës është Manuali i Statistikave të çrregullimeve mendore, botuar nga Shoqata Amerikane Psikiatrike (APA) dhe tani në edicionin e tij të pestë, i cili përmbledh simptomat e brezit të vjetër dhe të ri, duke zgjeruar lidhjet e gjendjes së sëmurë. “ Ai që dikur ishte një ndryshim i thjeshte i humorit i shkaktuar nga ardhja e menstruacioneve, sot, në DSM 5, është zyrtarisht një çrregullim”, thotë Robert Whitaker, një gazetar nga Bostoni, i njohur në të gjithë botën për hetimin në librat e tij mbi skandalin e sëmundjeve të krijuara “në tavolinë” dhe efektet e dëmshme të barnave psikotrope, domethënë “I çmendur në Amerikën” e 2001 dhe “Anketa e një epidemie: Rritja e jashtëzakonshme në aftësitë e kufizuara psikiatrike në epokën e bumit të drogave psikiatrike”.

“Një person, vazhdon gazetari, po vuan nga depresioni nëse pas dy javësh nga vdekja e një anëtari të familjes tregon shenjat e trishtimit. Edhe harresa tek të moshuarit është sqaruar si një çrregullim. Simptomëe e çrregullimeve mendore është edhe rrezimi i lëkurës. Por gjëja më e tmerrshme është se në vitin 1980, në dalje të versionit të parë të manualit, gjëndja e ankthit të butë dhe depresionit janë transformuar në çrregullime mendore për t’u çrrënjosur vetëm nëpërmjet ilaçit. “Një nga arsyet e suksesit të madh, sipas Whitaker, “është bashkëfajësia mes bluzave të bardha dhe kompanive farmaceutike, e cila gjithashtu përkthehet në kompensim monetar për të parët, në bazë të dozimit që janë në gjendje të përcaktojnë në recetë, ose kur zbulojnë simptoma të reja dhe diagnoza të tjera “.

Një taktikë e hollë që mund të prangosë “pacientin”, të përkeqësojë kushtet e shëndetit dhe të shkaktojë efekte anësore zinxhir. “Një hulumtim amerikan mbi ata që marrin antidepresantë thotë Whitaker, tregon se ka një rrezik gjashtë herë më të madh që ato të mbeten në depresion se sa ata që nuk I ndjekin kurat. Sipas një studimi të kryer në Kanada, probabiliteti i rënies në siklet është madje i dyfishtë. Ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë episode maniakale e në atë pikë, është diagnostikuar tek individi një çrregullim bipolar”. Një shembull tjetër: “Një (SSRI) frenues selektiv i rikapjes së serotoninës, në teori duhet të rrisë nivelin e serotoninës në tru. Kjo është e vërtetë në afatshkurtër, por në afatgjatë sistemi nervor prodhon më pak serotoninë për të kompensuar praninë e molekulës. Dhe në fund dëmton funksionin natyror të neurotransmetuesve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat