Ja pasojat që na sjellin lentet

Shëndetësia

Ja pasojat që na sjellin lentet

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:08

Një studim i kryer në SHBA, ka nxjerrë një sërë problematikash të cilat janë krijuar nga përdorimi i lenteve, duke na dëmtuar edhe sytë.
Sipas studimit në fjalë, në të shumtën e rasteve infeksionet merren nga pakujdesia jonë, ndërsa nuk tregohemi të kujdesshëm duke larë duart. Njerëzit që përdorin lentet tek sytë rrezikohen nga dëmtimi dhe shkatërrimi i këtyre të fundit.

Ky është rezultati i një studimi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, në të cilin rezultoi se gati 1 milionë vizita nga mjeku në vit lidheshin me infeksionin e shkaktuar nga lentet.

Është vërtetuar se njerëzit që i përdorin lentet, nuk kujdesen për higjenën përpara përdorimit.

Në një shkrim në të përditshmen “The Guardian” thuhet se okulistët sugjerojnë që minimalisht njerëzit duhet t’i vënë ato me duar të lara përpara se t’i vënë dhe heqin, të mos i mbajnë edhe gjatë natës, të mos bien në kontakt me ujin dhe të bëjnë vizita të shpeshta të syrit. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, pasi në përdorim të përditshëm syri merr infeksione dhe baktere të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat