16 këshilla për parandalimin e të ftohurës dhe gripit

Shëndetësia

16 këshilla për parandalimin e të ftohurës dhe gripit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:29

Të ndodhur ne mes te sezonit qe favorizon me shume aktivizimin virozëve respiratore, përfshi te ftohurën dhe gripin, me poshtë po ju sugjerojmë disa këshilla te vlefshme dhe praktike qe na vijnë ne ndihme për t’i mbajtur ato sa me larg.
1. Qëndroni sa me larg alkoolit. Duket paradoksale, por dihet qe alkooli prish cilësinë e gjumit dhe kjo shkakton ulje te imunitetit te organizmit.

2. Sa me shume çaj, te zi ose jeshil, me mjaltë.

3. Mos harroni proteinat, veçanërisht ne mëngjes. Këtu përfshihet veza, peshku, kosi.

4. Kujdes ne palestra. Gjate stërvitjes përdorni peshqirë te pastër. Gjithashtu pastroni dhe dezinfektoni veglat e gjimnastikës.

5. Pastroni dhe dezinfektoni edhe ambientin dhe orenditë e vendit te punës. Rhinoviruset mund te jetojnë ne sipërfaqen e tyre për me shume se 48 ore.

6. Edhe rakia, madje edhe vodka, mund te shërbejë si një dezinfektant i mire.

7. Mos qëndroni ne ambiente me te tjerë njerëz me probleme gripi.

8. Përdorni solucione kripe për te dezinfektuar dhe pastruar varicet e hundeve.

9. Pini sa me shume ujë për te mundësuar largimin e toksinave nga organizmi. Po kështu këshillohen edhe pijet e frutave, veçanërisht ato te pasura me Vitaminën C.

10. Pini ujë nga gota, apo shishja juaj personale

11. Praktikoni masazhin, se paku një here ne muaj. Kjo do te përmirësonte qarkullimin e gjakut dhe qelizat do te furnizoheshin me mire me oksigjen.

12. Djersini sa me shume. Kjo ndihmon për largimin nga trupi, se bashku me djersën te toksinave te organizmit.

13. Dezinfektoni buzëkuqin dhe çdo mjet tjetër te make up, qe përdorni, veçanërisht ato qe kane te bëjnë me buzët dhe zonat pranë gojës.

14. Flini sa me shume dhe përfitoni për te bere një sy gjumë sa here qe ju jepet mundësia.

15. Lani shpesh duart, duke i fërkuara ato fillimisht pa ujë, vetëm me sapun dhe me pas i shpëlani me ujë te rrjedhshëm.

16. Pastroni shpesh celularin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat