9 fakte rreth proteinave

Shëndetësia

9 fakte rreth proteinave

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:25

Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme. Sipas ekspertëve të gjithë duhet të konsumojnë proteina në çdo vakt. Departamenti i Agrikulturës të Shteteve të Bashkuara zbuloi se, shumica e amerikanëve janë duke marrë proteina të mjaftueshme, por nuk bëjnë zgjedhjet e duhura. USDA rekomandon që gjatë ditës të konsumohen proteina të ndryshme, si mish pule, peshk, fasule dhe bishtajore.

1. Pas ujit, proteinat duhet të zënë vend të rëndësishëm në trupin tuaj. Një grua në moshë mesatare duhet të ketë rreth 46 gramë proteina në ditë, ndërsa një burrë me moshë mesatare këshillohet të ketë 56 gramë proteina.

2. Proteina ka një efekt termik në trup, pasi zgjat shumë për t’u tretur.

3. Proteinat ndihmojnë për të balancuar sheqerin në gjak, duke parandaluar zgjedhjen e ushqimeve jo të mira.

4. Konsumimi i vazhdueshëm i proteinave redukton dëmtimin e muskujve.

5. Dietat bimore kanë në bazë të tyre proteina të mjaftueshme për aq kohë sa ju konsumoni bishtajore, fasule dhe produkte që përmbajnë amino acid. Këshillohet që këto ushqime të mos konsumohen të gjitha në një vakt, por përgjatë gjithë ditës.

6. Kajsitë e thata dhe avokado janë frutat më të mira nëse dëshironi të keni nivelet më të larta të proteinave.

7. Perimet, si bizelet, spinaqi, brokoli dhe lakra janë mundësitë më të mira për të marrë proteina.

8. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 35 % proteina në ditë.

9. Është e nevojshme që proteinat që konsumoni të shpërndahen në mënyrë të barabartë në trupin tuaj, ndaj duhet që në çdo kohë të konsumoni nga pak proteina. 10 gramë proteina mund t’i merrni me vezë, arra ose të përdorni proteina pluhur. Nuk rekomandohet të konsumohet një mëngjes i “madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat