5 gabimet e mëngjesit qe ju prishin pjesën tjetër të ditës

Shëndetësia

5 gabimet e mëngjesit qe ju prishin pjesën tjetër të ditës

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:39

Ju akoma nuk keni arritur ne pune dhe tashme ndiheni se kjo dite nuk do te shkoje ne mënyrën me te mire te mundshme. Janë disa gabime qe shpesh nuk i kushtohet vëmendje, te cilat sadopak e çojnë ditën tuaj jashtë drejtimit te duhur.
Ju zgjoheni në një “shpellë”

Nëse ju çoheni menjëherë nga shtrati, bëni një dush, pini kafen tuaj, dhe menjëherë drejtoheni për ne ambientin e punës, ju zor se do te shihni dritën e diellit deri drekë. Duke humbur rrezet e mëngjesit mund të ndikoje ne indeksin tuaj të masës trupore, bazuar nga një studim i ri nga “Feinberg”, Shkolla e Mjekësisë ne Northwestern.

Ekspozimi 20 deri në 30 minuta ndaj dritës natyrore te diellit në orët e para te mëngjesit ndihmon për te vendosur orën tuaj të brendshme dhe për të rregulluar nivelin e energjisë tuaj, oreksin, dhe metabolizmin, sipas studiuesve. Hapni perdet dhe lejoni diellin te shndrije ndërsa ju jeni duke u bere gati për pune.

Ju nuk pini ujë

Nëse ju nuk pini ujë në mëngjes, ju nuk do te jeni te hidratuar mjaftueshëm gjate pjesës se mbetur te ditës, thotë Leslie Bonci, RD, drejtor i sportit dhe te ushqyerit në Universitetin e Pittsburgh. Dhe kur ju keni një nivel te ulet te H2O-se, ka me shume gjasa qe te jeni në një humor të keq, te ndjeheni të hutuar, ose të lodhur.

Nëse pini mjaftueshëm lëngje në mëngjes, jo vetëm që do të ndiheni më të lumtur, më te mprehtë, dhe më energjik, por ju do të keni më shumë forcë, shpejtësi, dhe qëndrueshmëri për punën tuaj përkatëse më vonë, thotë Bonci. Mire është qe ne orën e pare te zgjimit te pini dy deri ne tre gota ujë qe te jeni ne rrugën e duhur për te mbushur trupin me H2O.

Ju bëni stërvitjen e mëngjesit me stomakun bosh

Nëse bëni ushtrime fizike te lehta ne mëngjes, aerobi apo ecje pa ngrënë fillimisht, ju jeni duke rrezikuar qe te jeni te nxehur dhe te "errët" gjatë gjithë ditës, sipas një studimi britanik të kohëve të fundit. Njerëzit ishin me të mprehtë në detyrat e përditshme dhe ne humorin e përgjithshëm nëse kishin ngrënë mëngjes dhe e kundërta ndodhte nese vakti anashkalohej.

Ushqimi i shëndetshëm që në mëngjes i jep energjinë e nevojshme trurit tuaj për të funksionuar siç duhet për pjesën tjetër të ditës.

Ju anashkaloni proteinat

Një veze e zier ose një banane mund t’ju mbajë për disa ore te mira, derisa te arrije momenti i drekës ose darkës për të marrë sasinë e duhur te proteinave, te cilat janë ushqimi kryesor i muskujve. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Teksasit. Njerëzit të cilët kanë ngrënë 30-gram proteine në tre vakte kishin 25 për qind sintezë me te larte të muskujve se sa njerëzit që hanin të njëjtën sasi të proteinave por te koncentruar vetem gjate vaktit te darkës apo drekes.

Shkencetaret thonë se nëse shpërndani ne mënyrën e duhur, gjate te tre vakteve, proteinën qe merrni, trupi e ka me te lehte ta vere atë ne funksion te muskujve tuaj.

Ju nxeheni gjate rrugës për pune

Trafiku i ngarkuar ne mëngjes ose nxitimi juaj për shkak vonese, ndikojnë drejtpërdrejt ne humorin tuaj gjate pjesës tjetër te ditës. Gjeni një mënyre qe ta shijoni kohëzgjatjen tuaj nga shtëpia deri ne pune, çfarëdo qoftë mjeti i transportit apo edhe nëse zgjidhni te ecni nëse puna ndodhet afër banesës tuaj.

Te zgjoheni me muzike apo te harroni sa i zhurmshëm dhe i ngarkuar është mëngjesi janë zgjidhjet me te mira. Tashme te gjithë e dimë qe te shkosh ne pune ne mëngjes është një “lufte” por nëse vazhdoni ta mbingarkoni veten me këtë ide, edhe pjesa tjetër e ditës do te behet e tille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat