Acidi folik dhe rëndësia e tij në shtatzëni

Shëndetësia

Acidi folik dhe rëndësia e tij në shtatzëni

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 08:56

Acidi folik bën pjesë në vitaminën B, ndërsa organizmi ka nevojë për të për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qelizave të tjera të reja.
Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë probleme me kurriz dhe kafkë të foshnjës – “defekt të tubit neural”, i cili shkakton vdekje apo invaliditet të rëndë tek fëmija.

Krahas mungesës së acidit folik ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë në krijimin e defektit të tubit neural: egzistimin e defektit të tubit neural në familje, shtatzënia paraprake me defekt të tubit neural, përdorimi i disa antiepileptikëve, përdorimi i dushit të ngrohtë në shtatzaninë e hershme, temperatura e lartë trupore, temperatura në shtatzëninë e hershme, diabeti dhe trashësia e madhe tek nënat.

Prandaj rekomandohet përdorimi i acidit folik edhe para konceptimit shkaku i shmangies së rrezikut ndaj këtyre problemeve.

Doza ditore e rekomanduar e acidit folik për shtëtzëna është 0.4 mg (400 ug) dhe kjo është sasia e cila gjendet në shumicën e multivitaminave të cilat merren njëherë në ditë. Shtatzënave të cilat bartin binjakë apo më shumë foshnja iu rekomandohet doza ditore e acidit folik prej 1 mg (1000 ug). Këtë dozë do ta merrni vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Gratë të cilat kanë në familjen e tyre histori sëmundjesh të defektit të tubit neural apo kanë pasur foshnja me defekt të tubit neural duhet ta marrin dozën e acidit folik të paraparë prej 4 mg.

Gjethet e perimeve të gjelbra janë burim i mirë i acidit folik. Gjendet në fara, në arra, portokaj, limonë, fasule, mëlçi, drithëra të pasura – cereale, bukë, makarona dhe në oriz, shkruan Bebaime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat