Studim: Tharëset moderne të duarve shpërndajnë baktere

Shëndetësia

Studim: Tharëset moderne të duarve shpërndajnë baktere

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 15:56

Tharëset moderne të duarve janë më të këqija se sa peshqirët e letrës kur është fjala për përhapjen e baktereve, thotë një hulumtim i ri.
Shkencëtarët nga Universiteti i Leeds kanë gjetur se tharëset me fuqi të lartë të ajrit dhe tharëset e dorës me ajër të ngrohtë mund të përhapin shumë baktere në WC publike.

Llogaritjet e baktereve në ajër ishin 27 herë më të larta aty ku përdoreshin tharëset me ajër se aty ku përdoreshin letrat higjenike, transmeton Lajmi.net.

Studimi tregon se që të dy, edhe ato tharëse me ajër të ngrohtë dhe të ftohtë përhapin baktere në ajër dhe mbi ata që janë duke i përdorur.

Baktere ishin gjetur 4,5 herë më shumë në tharëset me ajër të ftohtë se sa në ato të ngrohtë ku ishin gjetur rreth 27 herë më shumë baktere, krahasuar me ajrin ku përdoreshin letrat higjenike.

Afër tharëses, bakteret kishin vazhduar aktivitetin e tyre në ajër gjatë kohës prej 15 sekondave kur bëhej tharja e duarve. Laktobacilli ishte zbuluar se kishte mbetur në ajër edhe 15 minuta pas tharjes së dorës, transmeton Lajmi.net.

Herën tjetër kur i thani duart tuaja në një banjo publike duke përdorur këto tharëse duarsh, ju mund të jeni duke përdorur baktere pa e ditur. Ju gjithashtu mund të merrni baktere edhe duke i prekur duart e njerëzve të tjerë të cilët kishin qenë në banjë.

Këto rezultate janë të rëndësishme për të kuptuar mënyrat në të cilat bakteret përhapen, me potencial për të transmetuar sëmundje të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat