Çfarë mund të shkaktojë marijuana në trurin tuaj

Shëndetësia

Çfarë mund të shkaktojë marijuana në trurin tuaj

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:23

Tymosja e marijuanes me te vërtetë që te bën dembel. Por marijuana e pire rralle mund të ndikojë në motivimin tuaj, sipas një studimi të fundit nga Harvard Medical School.
Nga 40 studentë të universitetit, gjysmë e të cilëve tymosen një herë ose dy herë në javë për disa muaj treguan më shumë ndryshime në zonat e trurit që rregullojnë emocionet, sëmundjet mendore, dhe motivimin se jo konsumatorët e drogës. "Nivelet tuaja te motivimit përcaktojnë nëse ju çoheni nga shtrati në mëngjes me dëshirë apo me përtesë," thotë bashkë autorja e studimit Anne Blood, Ph.D. "Dhe ne po shohim disa ndryshime mjaft bindëse në këto zona."

Ndryshimet qe hulumtuesit vëzhguan janë të lidhura drejtpërdrejt me konsumin, do të thotë qe sa më shumë marijuanë një student tymoste, më e parregullt forma, vëllimi, dhe dendësia e zonës se trurit ishte. "Këta njerëz janë përdorues të rregullt, por ata nuk kanë pasur probleme në jetën e tyre për shkak të marijuanës," thotë Blood. "Sipas standardeve klinike, një përdorues, për çlodhje ose argëtim, konsumon rreth gjashte cigare marijuane ne jave. “

Blood pranon se një studim nuk provon asgjë, por ajo u kërkon përdoruesve të marijuanës të vazhdojnë me kujdes. "Për dikë që pi marijuane një herë në muaj, do te duhen tre javë për marijuanen qe te lere sistemin tuaj, " thotë Blood. "Droga me sa duket ende ka efekt në atë që bën truri. “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat