Çfarë të bëni kundër daljes se gjakut nga mishi i dhëmbëve

Shëndetësia

Çfarë të bëni kundër daljes se gjakut nga mishi i dhëmbëve

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:27

Edhe pse ndodh shpesh që të dalë gjak nga mishi i dhëmbëve, ky nuk është një fenomen normal.
Kjo ndodh pasi mishi i dhëmbëve ka inflamacion për shkak të pranisë së baktereve patogjene në pllakën dentare. Prandaj dhëmbët duhet të jenë plotësisht të pastër për ta evituar këtë inflamacion.

Dhëmbët duhet të lahen pas çdo ngrënieje (të paktën në mëngjes dhe në mbrëmje). Për këtë, është mirë të përdoret një furçë dhëmbësh e përkulshme (që, ndryshe nga ç’mendohej, është më e efektshme se furça e ashpër). Fërkimi me furçë duhet bërë gjithnjë nga mishi drejt dhëmbit, si në pjesën e brendshme ashtu edhe në pjesën e jashtme, veçmas për nofullën e sipërme e atë të poshtme. Vetëm pjesa e sipërme e dhëmbëve fërkohet me një lëvizje horizontale nga përpara mbrapa. Larja e dhëmbëve me furçë duhet të vazhdojë të paktën 3 minuta.

Në rast se del gjak nga mishi i dhëmbëve, nuk duhet të ndërpresim fërkimin me furçë, pasi nuk e ka fajin furça për daljen e gjakut, por pllaka dentare, e cila mund të mbetet në dhëmbë, kthehet në gurëza, prandaj heqja e gurëzave është shumë e rëndësishme.

Larja e mirë e dhëmbëve mjafton për të ulur inflamacionin, por rekomandohet një vizitë kontrolli tek dentisti, në mënyrë që të zbulohet ndonjë vatër eventuale e infeksionit. Është mirë të bëhen kontrolle të përvitshme, pa pritur që të keni dhimbje të dhëmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat