Mesazhi që u japin flokët për shëndetin

Shëndetësia

Mesazhi që u japin flokët për shëndetin

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 22:19

Flokët janë të parët që vuajnë pasojat e stinës së ftohtë. Por shpesh gjendja e tyre na tregon sesa të shëndetshëm që jemi, nga mënyra si ne ushqehemi.

Dëmtimi tek flokët në raste të shumta tregon shenjat e para të një çrregullimi shëndetësor.

Ja shenjat se flokët tuaj janë të dëmtuar dhe se si duhet t’i trajtoni:

Flokë të thatë dhe të brishtë

Zakonisht flokët e thatë dhe të butë janë si pasojë e mungesës së lëngjeve në trup. Për të rikthyer shëndetin tek flokët e thatë, duhet të konsumoni minimalisht deri 3 litra lëngje në ditë. Konsumoni ushqime të pasura me vitamin D, Omega 3 dhe bakër.

Flokë me zbokth

Zbokthi në flokë është një nga problemet e shumta që prek njerëzit. Është e zakonshme pothuajse në gjysmën e popullsisë. Zbokthi në flokë tregon një sistem të dobësuar imunitar. Nëse keni zbokth edhe pas trajtimit me shampo të posaçme kundër tij, duhet t’i drejtoheni mjekut apo dermatologut tuaj.

Flokë që bien

Kjo zakonisht ndodh në 30% të femrave kur janë në menopazuzë. Ndryshimet e një gruaje dhe mos balancimi hormonal, çon në rënie të flokut. Në 50% të rasteve ky problem mund të korrigjohet me anë të terapive, por për fat të keq flokët e humbur nuk rigjenerohen më, kështu që sa më herët ta vini re këtë fakt duhet ta kosnultoheni me mjekun tuaj.

Thinjat e parakohshme

Nëse thinjat tuaja dalin që pasi kaloni të 20-tat, kjo vjen si pasojë e gjenetikës. Por nëse nuk e keni të trashëguar, stresi, keq-ushqyerja dhe çrregullimet hormonale mund të ndikojnë në thinjat e parakohshme. Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit dhe merrni sa më shumë vitamin B.

Flokë të shkurtër mbi ballë.

Flokët e shkurtër mbi ballë zakonisht tregojnë se flokë të rinj po iu dalin, por kjo jo gjithmonë është pozitive. Nëse ato qëndrojnë njësoj për një kohë të gjatë do të thotë se ju nuk keni proteina të mjaftueshme.

Flokë të rënë përgjatë vijës së ndarjes së flokëve

Zakonisht flokët rrallohen aty ku ndahen me vijë në mes, për shkak se iu për një kohë të gjatë i mbani vetëm në një anë ose i tërhiqni shumë nëse i kapni. Për këtë arsye, floku duhet të qëndrojë sa më lirshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat