Fasulja ndikon në trurin dhe lëkurën tonë

Shëndetësia

Fasulja ndikon në trurin dhe lëkurën tonë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 21:39

Të gjithë ju të cilët turreni pas dietave dhe nuk e përballoni dot urinë për ushqime të ndryshme, do të bëni mirë të konsumoni një pjatë me fasule, pasi ndihmon në zvogëlimin e oreksit.

Ajo ka efekt të shkëlqyer në shëndetin e trurit dhe të lëkurës, ndaj është e këshillueshme ta bëni pjesë të dietës suaj.

Fasulja përmban leptinë, e cila ndihmon në zvogëlimin e oreksit. Ajo është e mbushur me vitaminë B, kalcium, kalium dhe acid folik.

Kjo është e mirë për shëndetin e trurit dhe të lëkurës dhe ndihmon në uljen e tensionit (shtypjes) së gjakut.

Fasulja gjithashtu është e mirë në parandalimin e sulmeve në tru.

Ajo rekomandohet si një pjatë e dytë në vend të patateve, pasi ndjenja e ngopjes do t'ju mbajë gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat