Dieta e tre orëve

Shëndetësia

Dieta e tre orëve

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:14

Titulli mund të jetë pak çoroditës: nuk bëhet fjalë për një dietë që në tre orë të lejon të arrish rezultate të shkëlqyera,por për një dietë të bazuar në ngrënien në orare të veçanta dhe në largësi të përcaktuar nga një vakt në tjetrin: tre orë.

Për çfarë bëhet fjalë

Dieta e tre orëve bazohet në idenë që për t’u dobësuar duhet ngrënë në orare të caktuara të ditës dhe me intervale fikse.
• Mëngjesi duhet ngrënë një orë pas zgjimit.
• Pas vaktit të mëngjesit, duhet ngrënë çdo tre orë
• Nuk duhet të hahet më pak se tre orë përpara gjumit.
Teoria mbi të cilën është krijuar Dieta e Tre Orëve, është: po të hamë sipas një plani fiks, rriten BMR-ja (shpejtësia me të cilën organizmi djeg kaloritë) dhe energjia si dhe pakësohet uria.

Si funksionon

Ideja e Dietës së Tre Orëve është që nuk ka ushqime të këqija, por vetëm porcione të këqija: në qoftë se ekuilibrojmë vaktet, në mënyrë që të konsumojmë rreth 400 kalori në secilin, pa përfshirë dy zemrat e lehta nga 100 kalori secila, dobësohemi, por me kusht që të hamë në orën e duhur.

Krijuesi i Dietës së Tre Orëve sugjeron të shihet funksionimi në mënyrën e mëposhtme:

Merrni një pjatë me diametër 23cm me 4 sende kryesore:
• Një Kub Rubik, që përfaqëson porcionet e karbohidrateve në mëngjes, drekë e darkë.
• Një tufë letrash bixhozi, që simbolizon proteinat e nevojshme për çdo vakt, rreth 30 g., të cilat mund të merren nga çfarëdo lloj ushqimi, që nga vezët e djathi e deri tek peshku.
• Një kapak shisheje uji, i cili tregon sasinë e yndyrnave që mund të konsumohet që nga gjalpi deri tek vaji i ullirit.
• Tre DVD sipër njëra-tjetrës. Forma e tyre tregon sasinë e frutave dhe perimeve që duhen ngrënë në çdo vakt.
Sipas krijuesve të Dietës se Tre Orëve, duke ngrënë çdo tre orë, është si një stërvitje për organizmin sa herë që hahet. Rënia në peshë që mendohet është 900 g. në javë, pa humbje të masës muskulore. Duke ngrënë çdo tre orë, është njëlloj sikur metabolizmi të fillojë nga e para, pra, djegim yndyrna vazhdimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat