Piperi, “mburoja” e metabolizmit

Shëndetësia

Piperi, “mburoja” e metabolizmit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 08:58

I zi ose i gjelbër, i bardhë ose i kuq, aroma e tij të ngre humorin, përmirëson tretjen, qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në luftimin e celulitit
Ka aromë pikante, të fortë, rigjallëruese; është një erëz e çmuar, me erë druri dhe shije djegëse, që u jep shije gatimeve; mund të përdoret në çdo stinë, por në janar preferohet më shumë. Po flasim për piperin që zakonisht e përdorim në kuzhinë, shija e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së piperidinës, një substancë që gjendet në lëvoren e farave.

E njëjta bimë prodhon si piperin e zi (më pikantin) ashtu edhe atë të bardhë: i pari ka aromë më shpuese dhe përftohet duke tharë në diell farat e papjekura me lëvore, ndërsa piperi i bardhë, që ka aromë më të butë, përftohet duke njomur me ujë deti frytet e pjekura. Ka edhe piper të kuq, që vjen nga Amerika e Jugut dhe piper jeshil, i cili konservohet si turshi. Është një piper i papjekur dhe konservohet me uthull: të dyja llojet kanë shije të butë dhe mund të përzihen në tavolinë me piperin e zi e të bardhë.

Për çfarë shërben piperi?

Duke e shtuar në ushqime në sasi të vogla, piperi është një ilaç për tretjen dhe parandalimin e formimit të gazrave të zorrëve që sjellin ndjesinë e pakëndshme të fryrjes; gjithashtu piperi mund të përdoret në formën e kurave me aromaterapi. Cilësitë e ndryshme të piperit mund të ndihmojnë në mbajtjen larg nga ushqimi. Dihet se piperi ndihmon tretjen duke nxitur sekrecionet e lëngjeve të stomakut dhe shmang rëndesën që zakonisht ndihet pas ngrënies së darkës. Por lista e efikasitetit të tij nuk përfundon këtu. Ja si vijon:

- Shton diurezën.

- Përmirëson qarkullimin dhe lufton mbajtjen e ujit.

- Nxit aktivitetin cerebral dhe mban larg ndjenjën e pakënaqësisë që shpesh sjell stres.

- Vepron si nxitës dhe përforcues.

Kujdes, nuk këshillohet për të gjithë

Për shkak të vetive nxitëse, piperi duhet të konsumohet me kujdes, pa e tepruar. Nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi, ulcera e stomakut, sepse irriton mukozën e traktit tretës. Nuk rekomandohet as për personat që vuajnë nga hemorroidet. Gjithashtu sasia e madhe e piperit shkakton një rritje të tensionit të gjakut, kështu që personat me hipertension duhet ta shmangin në maksimum.

Vaji i piperit përmirëson qarkullimin e gjakut

Sipas mjekësisë indiane, vaji esencial i piperit të zi ose jeshil mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur një pomadë masazhi që kombinon efektin e hollimit me atë të aromaterapisë: 100 ml vaj bajame përzihen me 5 pika vaj piperi të zi, 10 pika vaj livando, 5 pika vaj sandali, 5 pika vaj tejmani. Masazhi mund të kryhet në çdo zonë të trupit, pas dushit të mëngjesit: përzierja përveçse zbut lëkurën, favorizon eliminimin e ënjtjeve dhe depozitave të indit dhjamor, shenja tipike të personave që kanë probleme me celulitin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat