Kujdes: Limoni nga Turqia kancerogjen!

Shëndetësia

Kujdes: Limoni nga Turqia kancerogjen!

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:18

Të gjithë ata që janë përdorues të rregullt të frutit të limonit, me siguri se e kanë vërejtur se ditëve të fundit çmimi i tij ka rënë gati përgjysmë, në krahasim me shtatorin. Por a e dini se pse ka ndodhur kjo?
Në fillim të shtatorit çmimi i limonit në dyqane ka qenë rreth 2.50 euro, ndërsa tani atë mund ta blini për gati gjysmën e këtij çmimi. Dhe pas një hulumtimi të bërë për rënien drastike të këtij çmimi, është konstatuar se limoni në fjalë vjen nga Turqia dhe në deklaratën e limonit shkruan: "Mos e përdor koren! Limoni është trajtuar me imazalil".

Ky paralajmërim është shkruar me shkronja shumë të imëta, mezi të lexueshme. Imazalili është një fungicid, i cili depërton në tërë frutin dhe jo vetëm në koren e tij. ai është aq toksik sa e irriton lëkurën dhe shkakton lotim nga sytë. Është shumë stabil edhe ndaj temperaturave të larta, ndërsa ndikon tek organet riprodhuese dhe është dëshmuar si tepër kancerogjen. Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, imazalil shkakton probleme në sistemin qendror nervor, ndërsa tek të rritur edhe në organet riprodhuese. Sasia mesatare e konstatuar është 5,2 mg / kg, prandaj mjafton një limon për ta tejkaluar kufirin ditor të lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat