Si të ecni me taka pa u lodhur

Shëndetësia

Si të ecni me taka pa u lodhur

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 09:48

Çdo mbrëmje, pasi hiqni këpucët ose para se të shkoni në shtrat, rrotullojeni disa herë lehtë kaviljen në mënyrë që ta shlodhni atë.
- Pas këtij ushtrimi, mbani një top elastik në shputat e këmbëve dhe rrotullojeni atë nga njëra këmbë në tjetrën, duke e ngjeshur dhe liruar.

- Ecni një herë me majat e gishtave dhe më pas me thembra, disa herë rresht, për të forcuar pulpën e këmbës. - Qëndroni disa minuta mbi krevat me këmbët mbi një jastëk, në lartësinë e gjunjëve.

- Bëni ushtrimin e zakonshëm e prekjes së pulpave me thembra.

- Bëni streching (tërheqjen) e pulpës së këmbës, duke e ngritur këmbën në mënyrë horizontale dhe duke e vendosur atë në mur në të njëjtin drejtim me legenin. Më pas përkuluni mbi këmbën tuaj.

- Në fund, përpara se të shtriheni për të fjetur, bëni një masazh të gjithë këmbës me dorë, në mënyrë të çrregullt, për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat