Dhëmbë të bardhë nëpërmjet dietës ushqimore

Shëndetësia

Dhëmbë të bardhë nëpërmjet dietës ushqimore

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:08

Dëshira për dhëmbë të bardhë nuk është vetëm një fenomen shekullor. Sipas dentistëve edhe dhëmbët kanë dietën e tyre që ndihmon për të ruajtur ngjyrën e tyre të bardhë.
Djathi parandalon ndërtimin e pllakëzave tek dhëmbët. Frutat e tilla si agrumet dhe luleshtrydhet ndihmojnë në shpëlarjen e tyre.

Frutat dhe perimet që bëjnë zhurmë në dhëmbë si molla, karrota, selinoja, lulelakra i mbajnë dhëmbët e pastër.

Brokoli mban nën kontroll inflamacionin e mishrave të dhëmbëve.

Ndërsa ushqimet që duhet të shmangen për arsye se shkaktojnë njolla në dhëmbë janë frutat e pyllit si boronica, manaferra por edhe shega. Sipas dr Anthony Zybutz duhen shmangur vera, kafja, kruajtëset e dhëmbëve, coca-cola.

Ky specialist ka vënë në dukje njerëzit primitivë të cilët nuk kishin furça dhe pasta dhëmbësh dhe mbanin dhëmbët të pastër nëpërmjet ushqimeve.

Mënyra se si ndihmohen dhëmbët për t’i mbajtur të bardhë nëpërmjet ushqimeve është edhe mënyra se si çdokush prej nesh ushqehet individualisht, psh përtypja, pasi dhëmbët masazhohen nëpërmjet ushqimeve kur përtypen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat