Gjashtë gjëra që i dëmtojnë dhëmbët më së shumti

Shëndetësia

Gjashtë gjëra që i dëmtojnë dhëmbët më së shumti

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:47

Kushtojuni vëmendje shprehive të këqija, të cilat mund të shkaktojnë bartje të parakohshme të protezave dhe implanteve. Në vazhdim ju sjellim disa gjëra që më së shumti i dëmtojnë dhëmbët...

1. Pirja e duhanit. - Përmes duhanit në dhëmbë mblidhet pigmenti i nikotinës, dhe mishrat janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme. Nëse jeni duhanpirës, atëherë keni dy herë më shumë shanse të humbjes së parakohshme të dhëmbëve, në krahasim me joduhanpirësit.

2. Pirsingu (shpimi) i gjuhës. - Kjo është një zgjedhje e keqe për shëndetin e dhëmbëve tuaj, sepse goditja e vazhdueshme e pirsingut metalik në dhëmbë mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

3. Furça dhe pasta e gabuar. - Gjithmonë blini furça gjysmë të buta dhe të buta, ndërsa ato më të vrazhdat shmangni në përgjithësi. Përveç kësaj, gjithmonë zgjidhni një pastë dhëmbësh që përmban fluor.

4. Nxehtë-ftohtë. - Dhëmbëve kurrsesi nuk u përshtaten ndryshimet e papritura të temperaturës, ndërsa edhe vetëm përtypja e akullit dëmton smaltin.

5. Gurëzit në dhëmbë. - Dy herë në vit, patjetër duhet të shkoni për heqjen e gurëzve, sepse në ato depozita grumbullohen baktere, të cilat i dëmtojnë dhëmbët, përcjell koha.net.

6. Pijet e gazuara. - Pijet e gazuara, të cilat janë plot me sheqer, në kontakt me bakteret në gojën tuaj prodhojnë acide agresive të cilat e dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj në mënyrë të pakthyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat