Qumështi mund të mos i mbrojë eshtrat

Shëndetësia

Qumështi mund të mos i mbrojë eshtrat

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 17:23

Të pirit shumë të qumështit nuk ul rrezikun e thyerjes së eshtrave, edhe pse qumështi është burim i mirë i kalciumit.

Hulumtimi, i kryer në Suedi dhe i publikuar në revistën British Medical Journal, tregon se gratë që kanë pirë më shumë se tri gota qumësht në ditë, kanë pasur më shumë gjasa të thyejnë kockat, sesa ato që kanë konsumuar më pak qumësht.

Studiuesit kanë ekzaminuar 61,400 gra në periudhën 1987-1990 dhe kanë monitoruar shëndetin e tyre për vite më pas.

Studiuesit thonë se puna e tyre sugjeron vetëm një trend dhe nuk duhet të interpretohet si provë se konsumi i lartë i qumështit shkakton thyerje të eshtrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat