Mbani syza, ja disa shkaqe që e dëmtiojnë shikimin

Shëndetësia

Mbani syza, ja disa shkaqe që e dëmtiojnë shikimin

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:58

Miopia është një defekt i shikimit. Individi dallon qartë objektet afër, por ata larg i sheh turbullt. Një sy miop në të vërtetë, është një sy shumë i “rritur”. Gjatësia e kokërdhokut të syrit është më e gjatë se normalja dhe drita që depërton fokusohet në vendin e gabuar. Për këtë motiv, shikimi është i paqartë. Identifikohen gjithnjë e më shumë faktorë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e këtij shqetësimi, që godet një në katër persona. Madje duket se jeta moderne nuk ndihmon aspak në luftën kundër miopisë.

Trashëgimia

Shkenca thotë se miopia trashëgohet. Kur të dy prindërit janë miopë, mundësia që edhe fëmijët të jenë të tillë është mbi 60%. Në mesin e 24% dhe 40% të personave miopë, kishte një nga prindërit (sidomos mamanë) me të njëjtin problem dhe vetëm 6-15% nuk kishte një histori të tillë familjare. Së fundmi është identifikuar një grup prej 24 gjenesh të ndryshme që ndikojnë në rritjen e njërit sy, pra të miopisë.

Lindja e parakohshme

Sa më e parakohshme të jetë lindja e individit, aq më i madh është rreziku i miopisë, sidomos i asaj të avancuar apo i dioptrisë së lartë. Ndërsa pesha nuk ndikon aspak në këtë rast. Është një e dhënë e qartë nga statistikat, se 5.5% e foshnjave premature janë miope, ndërsa vetëm 1.8% e atyre që kanë lindur në kohën e duhur, kanë këtë defekt vizual. Me sa duket, kjo lidhje nuk vlen vetëm për miopinë, por edhe për hipermiopinë dhe astigmatizmin.

Videolojërat dhe ekrani i kompjuterit

30% e problemeve vizive te fëmijët lidhen me përdorimin e vazhdueshëm të videolojërave dhe të pajisjeve të tjera elektronike. Kjo nuk është një e dhënë befasuese nëse do të mendojmë për përpjekjen që duhet të bëjnë sytë për të qenë të vëmendshëm, të ndjekin shpejtësinë e veprimit dhe lëvizjet mbi ekran! Sipas disa specialistëve, e gjitha kjo mund të shkaktojë probleme shikimi, të avancuara, edhe në një moshë të rritur. Për ta evituar është e këshillueshme që të mos kaloni më shumë se një orë përpara ekraneve dhe të bëni pushim çdo 20 minuta, duke fiksuar një pikë të largët dhe të përpëlitni qepallat e syve për të hidratuar strukturat okulare.

Mungesa e dritës natyrale

A e dinit se miopia përkeqësohet më shumë në stinën e dimrit? Është pikërisht kështu! Arsyeja e dalë nga studimet është më se e logjikshme: sa më pak orë dritë, aq më shumë zmadhohet kokërdhoku i syrit për të parë më mirë. Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që miopët duhet të dalin të shëtisin në orët e mesditës, për të shfrytëzuar në maksimum diellin e muajve të ftohtë. Po kështu, e këshillueshme është që fëmijët dhe prindërit e tyre të dalin të luajnë në ajër të pastër, duke qenë se ata kalojnë më shumë orë në shtëpi, shkollë apo punë.

Disa ilaçe

Disa medikamente, të tilla si ato që janë të përshkruara për të ndaluar prodhimin e qumështit (nëse nëna nuk dëshiron t’i japë fëmijës gji) ato që përdoren ndonjëherë për të kontrolluar simptomat e Parkinsonit ose të disa diuretikëve dhe antibiotikët, mund të shkaktojnë një rritje të përkohshme të miopisë. Në pjesën më të madhe të rasteve, situata normalizohet duke iu nënshtruar një terapie, por është e rëndësishme që të mos veproni asnjëherë me iniciativën tuaj, por me këshillat e mjekëve.

Puna në mikroskop

Puna e vazhdueshme në mikroskop bën që sytë të mësohen me atë distancë të shkurtër, ndërsa ata lodhen kur duhet të shohin më shumë se një apo dy metra larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat