Obama: Ebola të luftohet me shkencë

Shëndetësia

Obama: Ebola të luftohet me shkencë

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 19:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja duhet të udhëhiqet nga shkenca, dhe jo nga frika, në luftën e saj kundër Ebolës.

“Pacientët mund ta mundin këtë sëmundje. Edhe ne mund ta mundim”, ka thënë Obama në adresimin e tij javor në radio.

Dy infermiere amerikane, të cilat janë infektuar me virusin gjatë trajtimit të një pacienti tjetër, janë shëruar plotësisht të premten.

Njëra ka qenë në gjendje aq të mirë, saqë ka lënë spitalin, ka takuar presidentin Obama dhe e ka përqafuar.

Me virusin Ebola po lufton edhe një mjek në Nju Jork, i cili është kthyer së voni nga Afrika perëndimore.

Kjo e fundit është rajoni më i prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur me virusin Ebola ka tejkaluar shifrën 10,000.

Në raportin më të ri të kësaj organizate thuhet 4,922 njerëz kanë vdekur.

Pothuajse të gjitha rastet fatale kanë ndodhur në tre vendet e Afrikës Perëndimore: Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Vetëm dhjetë viktima janë shënuar jashtë këtyre shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat