Mineralet që i nevojiten trupit

Shëndetësia

Mineralet që i nevojiten trupit

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:57

Shumica prej nesh kurrë nuk arrijnë të kuptojnë se trupi ynë është një makineri komplekse që i duhet sasi e mjaftueshme e mikroelementeve për të funksionuar në mënyrë optimale.
Shumica prej nesh kurrë nuk arrijnë të kuptojnë se trupi ynë është një makineri komplekse që i duhet sasi e mjaftueshme e mikroelementeve për të funksionuar në mënyrë optimale.

Mikroelementet përbëhen nga vitaminat dhe mineralet. Këtu do të flasim shkurtimisht për mineralet më të rëndësishme si dhe do të japim një udhëzim të shpejtë për balancimin e këtyre mineraleve që të krijojmë jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.

- Hekuri: I mjaftueshëm në mish të kuq, hekuri është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Hekuri që gjendet në mish të kuq njihet si hekuri heme. Hekuri heme lehtë absorbohet nga trakti gastrointestinal kryesisht për shkak se është i lidhur me proteinë. Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal për shkak se është i lidhur me përzierje tjera jo-absorbuese. Nëse je duke bërë një stil jete vegjetariani, është mirë të konsultoheni me ndonjë nutriotionist (mjek diete).

- Kromi: Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Diçka që ndoshta nuk e keni ditur më parë është se edhe ushtrimet me intensitet të lartë zvogëlojnë nivelet e kromit në trup. Nivelet optimale të kromit për të krijuar trup të shëndoshë janë së paku 200 miligramë në ditë.

- Kalcium dhe magnez:
Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurr dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. Për të pasuruar nivelet e kalciumit dhe magnezit në dietën tuaj provo të shtosh në dietën tuaj produktet të qumështit (natyrale), ushqime deti, perime me gjethe jeshile si dhe arrat dhe lajthit.

- Seleni: Ky është një mineral që forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E. Për të shtuar nivelet tuaja të selenit ushqehu me ushqime të detit si dhe mish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat