KE-ja 24 milionë euro për vaksinimin e Ebolës

Shëndetësia

KE-ja 24 milionë euro për vaksinimin e Ebolës

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:36

Komisioni Evropian njoftoi sot se do të akordojë një fond prej 24.4 milionë eurosh në kuadër të kërkimeve për parandalimin e virusit vdekjeprurës të Ebolës.

Me shumën e ofruar nga BE-ja kontributi ndërkombëtar financiar për luftën kundër virusit shkon në 204.4 milionë euro.

“Ky financim do të shkojë për pesë projekte evropiane që kanë të bëjnë me një provë klinike të një vaksine potenciale dhe me testimin e përbërësve ekzistues dhe të rinj në kuadër të trajtimit të virusit Ebolës”, thuhet në një njoftim të KE-së.

“Projektet e zgjedhura, dy në Belgjikë, dy në Francë dhe një në Gjermani u gjykuan më premtueset për zhvillimin e trajtimeve dhe vaksinave kundër Ebolës”, theksoi presidenti i Komisionit, Hose Manuel Barroso.

Ndërkohë sot në Gjenevë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbajtur një takim i nivelit të lartë, për të diskutuar strategjitë, masat dhe hapat që do të merren për lokalizimin e virusit, i cili deri tani ka marrë mijëra jetë në Afrikën Perëndimore.

Guinea, Liberia, dhe Sierra Leone vazhdojnë të jenë “nën pushtimin” e virusit, i cili tashmë rrezikon të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat