Ja çfarë tregojnë flokët mbi shëndetin tonë

Shëndetësia

Ja çfarë tregojnë flokët mbi shëndetin tonë

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:35

Ashtu si thonjte edhe flokët reflektojnë gjendjen tone shëndetësore. Te djegur, te ashpër, te dobët… Ja se çfarë tregojnë.

Kur flokët bien shume

Pas fytyrës dhe barkut, flokët janë ato qe i shqetësojnë me tepër femrat. Rënia e tyre është mjaft shqetësuese. Ne fakt 100 flokë te rena ne dite është normale, por nëse ju bien tufa te tera gjate ditës atëherë duhet te shqetësoheni. Shpesh kjo lidhet me stresin, çrregullimin hormonal apo edhe me efektet anësore te pilulave kontraceptive apo antidepresiveve. Këshillohuni me mjeket.

Kur flokët janë te dobët dhe këputen shpejt

Klori dhe lyerja e shpeshte i dëmton se tepërmi flokët, por nëse ata janë te dobët dhe këputen shpejt mund te jene pasoje e problemeve shëndetësore. Tiroidja është njëra prej tyre. Ky organ prodhon hormonet tiroidiane me qellim qe te rregulloje disa nga funksionet e rëndësishme te organizmit si për shembull: konsumimin e energjisë, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës, sistemin nervor, aparatin tretës, aparatin gjenital, por edhe shëndetin e lëkurës, te flokëve dhe te thonjve. Kur tiroidja nuk prodhon shume hormone, metabolizmi dobësohet dhe flokët këputen.

Kur flokët janë te thate dhe delikate

Kur flokët nuk kane “gjallërinë” dhe bukurinë qe kërkojmë kjo do te thotë se edhe ushqimi qe konsumojmë ka qene i çekuilibruar. Flokët kane nevoje për proteina qe merren nga mishi, peshku apo edhe perimet. Nëse eliminojmë këto ushqime atëherë ato do jene te dobëta, do këputen shpejt apo mund te bëhen shume te thate.

Zbokth i vazhdueshëm

Nëse zbokthi është i vazhdueshëm nuk mjafton vetëm një shampo kundër tij. Ekzistenca e tij mund te jete shenje e një psoriazisi. Kjo është një sëmundje dermatologjike shume e përhapur edhe pse nga disa nuk njihet aq sa duhet. Psoriazisi mund te preke lëkurën e koke, por edhe gjunjët, bërrylat, kurrizin, këmbët, thonjte dhe nyejt e tjera te trupit. Mos ngurroni te flisni me mjeket specialiste për çdo dyshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat