Karakteristikat psikologjike të vetëvrasjes

Shëndetësia

Karakteristikat psikologjike të vetëvrasjes

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:19

Etleva Durmishi, psikologe, shpjegon karakteristikat kyçe psikologjike që qojnë drejt vetëvrasjes.

Vetëvrasja vazhdon të jetë dukuri jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, sidomos që nga periudha e pas luftës. Nevoja e diskutimit, hulumtimit dhe përpjekjeve për të ulur sadopak numrin e tyre është e përhershme dhe kërkon trajtim urgjent.

Përgjithësisht, ekzistojnë disa elemente kyçe që qojnë njeriun drejt vetëvrasjes, ndonëse s’duhet harruar edhe karakteristikat e tjera të veçanta që e karakterizojnë secilin rast të vetëvrasjes. Nëse ndalemi tek këto karakteristika të përgjithshme psikologjike, atëherë duhet theksuar se personat që janë të predispozuar për të bërë vetëvrasje janë karaktere kryesisht impulsive, me fare pak besim në fuqitë dhe kapacitetin e tyre për të realizuar ndryshimin që kërkojnë në jetë, janë të bllokuar në disa sfera jetësore njëherësh, gjë që përshpejton vendimin për vetëvrasje. Kjo sepse për ta nuk ekziston ndonjë fuqi më e madhe pozitive me ndikim në jetën e tyre që do të mund të ‘mbulonte’ sadopak dhimbjen e realitetit të ashpër. Të rrezikuarit nga akti i vetëvrasjes kanë poashtu mendime të errëta mbi jetën dhe veten, janë psikotikë: psh. na bie të dëgjojmë shpesh raste ku X personi vret një apo më shumë familjarë dhe në fund veten, tërhiqen gradualisht nga shoqëria, janë potencialisht përdorues substancash narkotike si dhe janë të përballur paraprakisht me depresionin për një kohë jo të shkurtër. Pra, kur ndërlidhemi me ketë të fundit, njeriu përballet me një periudhë të vështirë relativisht gjatë para se të bëjë vetëvrasje.

Në Kosovë numri i vetëvrasjeve vazhdon të rritet sepse kushtet sociale nuk u premtojnë individëve mirëqenie dhe funksionim të rregullt në shoqëri. Duhet të ekzistojnë këto dy të fundit që njerëzit të ushtrojnë rritjen e fuqisë individuale, interaktimit të shëndoshë dhe besimit në vetvete. Numri i vetëvrasjes mbetet i madh që nga paslufta në Kosovë dhe nga ky ndikim shkatërrues janë të predispozuar të preken ata që janë përballur njëherë me dhimbjet e luftës e pastaj direkt me mosfunksionimin social, mungesa e perspektivës në ato qytete ku pritej të ishte e kundërta dhe tek ata që kanë humbur çdo shpresë në realizmin e vetvetes dhe jetës që duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat