Tableta të çokollatës për shtypje të gjakut

Shëndetësia

Tableta të çokollatës për shtypje të gjakut

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 00:10

Shkencëtarët janë duke u përpjekur të krijojnë një tabletë çokollate, e cila do të përbëhej nga koncentratet e përbërësve të shëndetshëm të çokollatës së zezë dhe do të ndihmonte në stabilizimin e shtypjes së gjakut.
Për çokollatën e zezë dihet që i parandalon sëmundjet e zemrës, edhe pse konsumi i tepruar nuk është i mirë për peshën e trupit, përcjell koha.net.

Kakao përmban kimikatet - flavonoide, të cilat mund ta ulin rrezikun nga goditja në tru apo sulmi në zemër duke e ulur shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterinës së keqe dhe duke përmirësuar mënyrën se si organizmi e absorbon insulinën.

Gjatë prodhimit të çokollatës, shumica e flavonoidëve shkatërrohen, derisa sheqeri dhe yndyrat e ngopura shtohen për një shije më të mirë.
Shkencëtarët tani duan t’i konstatojnë dobitë e flavonoidëve në formën e tyre të papërpunuar.

Ata planifikojnë një studim katërvjeçar në të cilin do të përfshihen 18.000 të rritur të cilët do të marrin kapsula - kakao të pastër flavanolinë.

Këto pilula nuk do të kenë asnjë shije. Pjesëmarrësit, të ndarë në dy grupe, do t’i marrin dy tableta në ditë. Njëri grup do të marrë tableta të cilat përmbajnë flavanoide, ndërsa tjetrit do t’i jepen pilula të rreme apo placebo.

Sasia e çokollatës të cilën do të duhej ta konsumojnë me qëllim të marrjes së kësaj sasie të flavanoideve do të ishte më shumë se dhjetë herë sasia të cilën njerëzit e hanë normalisht.

Hulumtimi i dobive të flavonoideve është në fazën fillestare, kështu që shkencëtarët nuk janë të sigurt se kur do t’i marrin tabletat e tyre të para të çokollatës pjesëmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat