Luftë kundër kancerit, ofrohen kontrolle falas

Shëndetësia

Luftë kundër kancerit, ofrohen kontrolle falas

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:43

Rreth 200 gra do kenë mundësinë të kontrollohen falas për zbulim të hershëm të mundësisë së prekjes nga kanceri i gjirit dhe 600 të tjera për kancer të qafës së mitrës, gjatë muajit tetor dhe nëntor.

Pjesë e programeve për vetdijësmin dhe ofrimin e mundësive të kontrolleve për gratë që duan të mësojnë për shëndetin e tyre, është edhe projekti për kancerin e qafës së mitrës ku aksioni për ‘Nëna dhe Fëmijë’ përmes donatorëve amerikan mundëson pajisje që shërbejnë për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës.

Mrika Aliu nga aksioni për ‘Nëna dhe Fëmijë’ thotë se ky projekt do të zgjasë 12 muaj në tërë vendet e Kosovës e nga i cili do të përfitojnë rreth 600 gra me kontrolle.
E drejtori i Spitalit Amerikan, Driton Ukmata thotë se gjatë punës rutinore me pacientë kanë vërejtur një shpeshtësi pak më të lartë të kancerit që qasës së mitrës dhe se iniciativa që ka ardhur prej aksioni për ‘Nëna dhe Fëmijë’, për të filluar një projekt të tillë ka qenë e mirëseardhur në spitalin amerikan, pasi që siç thotë ai, duhet parë se hipotezat të cilat i kanë ngritur, a kanë ndonjë bazë.

E edhe për projektin me qendrën ‘Jeta/Vita me qëllim të vetëdijesimit dhe përkrahjes së grave, ai tha se është mjaftë i rëndësishëm, andaj kanë vendosur që t’i bëjnë bashkë të dyja në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat