Kujdesi ndaj flokëve

Shëndetësia

Kujdesi ndaj flokëve

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:17

Për flokë të yndyrshme duhet të përdorni produkte të cilat do ta minimizojnë yndyrën në lëkurën e kokës. Nëse keni flokë të thata, atëherë preparatet e kujdesit të flokëve duhet të jenë të atilla që t’i ushqejnë flokët.
Gjendja e flokëve luan rolin kryesor në përcaktimin e mënyrës dhe preparateve me të cilat do të kujdeseni për flokët tuaj. Nëse keni flokë të yndyrshme atëherë do të kujdeseni më mirë për to nëse përdorni produkte të cilat do ta minimizojnë yndyrën në lëkurën e kokës suaj. Në këtë mënyrë do t’i parandaloni flokët tuaj që të shndërrohen në të yndyrshme dhe të lëshuara nga butësia. Në të njëjtën mënyrë do të parandalohet edhe zbokthi. Po ashtu mund të keni dobi nga preparatet të cilat pengojnë shtresimet e luspave në lëkurën së kokës suaj. Përdorni shampon dhe kremra qetësues, të cilët përmbajnë aminoacide së bashku me substancat pastruese për flokë. Flokët e yndyrshme mund të shkaktohen edhe si pasojë e ushqimit të cilin e merrni, prandaj duhet të keni kujdes edhe në këtë sferë.

Nëse keni flokë të thata, atëherë preparatet e kujdesit të flokëve duhet të jenë të atilla që t’i ushqejnë flokët. Përdorni intensivisht kremra ushqyes të cilët do t’u sjellin dobi flokëve tuaj. Flokët kaçurrele më së shpeshti janë të thata, prandaj njëra nga gjërat më të rëndësishme në kujdesin e flokëve të thata është të mos përdoren tharësit e flokëve. Flokët e thata nuk është mirë që të lahen shpesh, preferohet çdo të katërtën ditë dhe jo më shpesh. Për krehjen e flokëve përdorni furça të ashpra. Spërkatësit e ndryshëm të cilët përmbajnë substanca shplekse dhe qetësuese do t’u bënin mirë flokëve të thata.

Substancat e ndryshme kimike mund t’i dëmtojnë edhe më shumë flokët tuaj. Prandaj sa më shumë që është e mundur, duhet të përdoren produktet natyrale për kujdesin e flokëve. Edhe pse është vështirë për t’i prodhuar vetë ato, megjithatë, kompani të ndryshme tanimë janë orientuar pikërisht në këtë drejtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit ndaj flokëve.

Mirëpo, nuk janë vetëm produktet dhe shërbimet e ndryshme, e vetmja mënyrë për të pasur flokë të shëndosha, por duhet pasur kujdes të veçantë në mënyrën e përdorimit të tyre. Ekzistojnë mënyra të caktuara të aplikimit të preparateve për flokë ndaj të cilave duhet pasur një kujdes të veçantë.

Faktorë tjerë, të cilët përmirësojnë shëndetin e flokëve, janë ushqimi i shëndetshëm dhe shëndeti i përgjithshëm trupor. Kjo është për arsye se dëmtimet e flokëve shpesh mund të jenë pasojë e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, të cilat kërkojnë një qasje krejtësisht mjekësore, e cila njëkohësisht do ta mjekonte edhe dëmtimin e flokëve.

Për më shumë, disa njerëz shfaqin reaksione alergjike ndaj substancave të ndryshme kimike. Prandaj është mirë që paraprakisht të konsultoheni me ekspertë dhe pasi të jeni të sigurt se nuk u shkakton dëm, atëherë mund të vendosni për përdorimin e preparatit apo shërbimit të caktuar për flokët tuaja. Përdorni vetëm produktet dhe shërbimet e lejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat