Komuna e Prishtinës realizoi projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Shëndetësia

Komuna e Prishtinës realizoi projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:50

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Komitetit Ndërministror organizoi programin Ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur"

Ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, kishte për qëllim sensibilizimin e fëmijëve nxënës mbi rëndësinë e shëndetit oral. Me këtë rast u organizua një marshutë në sheshin e kryeqytetit ku prezent ishin mbi një mijë nxënës nga institucionet parashkollore dhe fillore, edukatore, mësimdhënës, drejtorë si dhe prindërit e tyre. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe shumë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Fëmijëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kjo që po shihni prapa meje është aktiviteti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur’ e cila për qëllim ka vetëdijesimin e fëmijëve për pastërtinë e dhëmbëve në mënyrë që siç e kemi thënë është një prej problemeve më të mëdha në komunën e Prishtinës tek fëmijët që koston e rregullimit të dhëmbëve ta reduktojmë me preventive e jo gjithmonë me ndreqje të dhëmbëve”, tha me këtë rast kryetari Shpend Ahmeti.
Ky aktivitet organizohet për vitin e tretë me radhë, në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur dhe ka për qëllim informimin e fëmijëve të cikleve të ulëta mësimore, fëmijëve në parashkollor dhe arsimit fillor, mbi rëndësinë e shëndetit oral. Nxënësit e pranishëm po ashtu patën rastin të informohen për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët, si dhe për mënyrën e duhur në pastrimin e dhëmbëve.

Në raportin e përpiluar nga vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës sonë u evidentua se fëmijët kanë probleme të mëdha me shëndetin oral dhe se 25 % e fëmijëve as që e kanë përdorur ndonjëherë brushën e dhëmbëve.


Komuna e Prishtines do të vazhdojë të mbështesë projektet që kanë për qëllim promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.
Komuna e Prishtinës

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat