Qumështi e ngadalëson zhvillimin e osteoartritit tek femrat

Shëndetësia

Qumështi e ngadalëson zhvillimin e osteoartritit tek femrat

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:44

Qumështi i skremuar ose pjesërisht i skremuar mund ta ngadalësojë zhvillimin e osteoartritit tek femrat, zbulon një studim i ri i hulumtuesve nga Britania e Madhe.

Osteoartriti është një sëmundje gjatë së cilës vjen deri tek degjenerimi i kërcit, gjë që shkakton inflamacion, dhimbje dhe ënjtje të nyjave.

Qumështi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, kalciumit dhe proteinave, dhe të gjithë janë të njohur tashmë që e përmirëson shëndetin e eshtrave, dhe ky studim, i publikuar në revistën “Arthritis Care and Research”, e konfirmon këtë.

Studimi ynë është më i madhi i kryer deri tani në temën e ndikimit të qumështit në shëndetin e gjurit, tha autori kryesor, dr. Bing Lu. Studimi përfshiu 1.260 femra dhe 888 meshkuj. Studimi zgjati katër vjet, dhe pjesëmarrësit rregullisht u siguronin shkencëtarëve informacione në lidhje me dietën e tyre të përditshme.

Rezultatet treguan se tek pjesëmarrësit, të cilët nuk kishin konsumuar qumësht, distanca në mes të kupës së nyjës së gjurit është 0.38 milimetra. Femrat, të cilat kishin konsumuar çdo ditë të paktën 250 ml qumësht, kishin një distancë më të vogël në mes të kupës së gjurit prej vetëm 0.29 milimetra.

Këto rezultate kanë mbetur të pandryshuara, kur studiuesit morën parasysh fazën e osteoartritit, indeksin e masës trupore dhe dietën. Rezultatet nuk ishin të njëjta tek meshkujt, sepse studiuesit konstatuan se pirja e qumështit nuk luan ndonjë rol në ngadalësimin e zhvillimit të osteoartritit tek ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat