Ushqimet që ua forcojnë muskujt

Shëndetësia

Ushqimet që ua forcojnë muskujt

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:22

Ushqimet e pasura me proteina janë të domosdoshme për ata që merren me sport dhe mbi të gjitha për ata që dëshirojnë të formojnë muskuj të fortë dhe të bukur.

Ndaj ne këtë herë po ju paraqesim disa burime proteinash që jo të gjithë i njohin për efektin në fjalë. Ato sigurisht vijnë direkt nga nëna natyrë.

- Shalqiri: Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Universiteti i Kartagjenës në Spanjë, konsumimi i një fete shalqiri përpara aktivitetit fizik ndihmon në përmirësimin e performancës dhe reduktimin e dhimbjeve pas trajnimit. Kjo frutë përmban substanca që përshpejtojnë asgjësimin e acidit laktik. Gjithashtu shalqiri, i përbërë kryesisht nga uji dhe sheqeri, është ideal.

- Bizelet: Proteinat e bizeleve janë një bekim i vërtetë për muskujt tanë, sidomos nëse konsumohen përpara fillimit të trajnimit. Bizelet janë një burim i posaçëm energjie për t’u përdorur gjatë fazës së sforcimit, ndërkohë që në fund të trajnimit e ndihmojnë trupin të rikuperohet nga lodhja.

- Kosi pa yndyrë: Një kavanoz përmban 20 gr proteina dhe shumë pak karbohidrate. Kosi pa yndyrë është i pasur me kazein, apo me proteinën që trupi e asimilon shumë ngadalë, duke u lejuar kështu muskujve që “ta ruajnë” atë si një burim energjie në fazë pushimi. Ai është i duhur edhe si një vakt i vogël mes vakteve.

- Kripa: Është një nga përbërësit më të adhurueshëm në botë dhe për këtë ajo mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin tonë dhe në veçanti për presionin e gjakut. Megjithatë, e përdorur në sasinë e duhur, kripa favorizon transportin e lëngjeve në muskuj që është një proces shumë i rëndësishëm.

- See more at: http://shqipmedia.com/portal/ushqimet-qe-ua-forcojne-muskujt/#sthash.HRFX8VJ6.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat