Trendi i sëmundjeve kardiovaskulare në Kosovë po shënon rritje

Shëndetësia

Trendi i sëmundjeve kardiovaskulare në Kosovë po shënon rritje

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 15:27

Edhe pse janë në një moshë shumë të re, fëmijët e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë mjaftë njohuri për zemrën si organ dhe rëndësinë e saj. Madje sot në Ditën Botërore të Zemrës ata u paraqitën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK me disa piktura që i kishin punuar e të cilat ia këtij reparti.

E përmes këtyre punimeve ata donin të kontribuonin në parandalimin e sëmundjeve të zemrës ku kishin paraqitur në mënyra të ndryshme luftimin e kësaj sëmundje.

Ardian Sejdiu, vetëm 8 vjeçar flet për zemrën si organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut ku me vete kishte sjellur një pikturë në cilën paraqet engjëllin që do të ndihmojë në shërimin e kësaj sëmundjeje.

Edhe Zana Misini, nxënëse e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, tregon se është në dijeni që alkooli dhe ushqimet e shpejta rrezikojnë njerëzit të sëmurën nga zemra.

Klinika e Kardiologjisë në QKUK bashkë me drejtorin e saj Gani Bajraktari, priti sot një numër të madh të nxënësve ku së bashku realizuan një ekspozitë me punimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat