Mjekët e Klinikës së Neurokirurgjisë, kundër drejtorit të ri

Shëndetësia

Mjekët e Klinikës së Neurokirurgjisë, kundër drejtorit të ri

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:22

Një grup mjekësh të Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, po e kundërshtojnë zgjedhjen e dr Arsim Morinës, drejtor të kësaj klinike në konkursin e fundit.

Sipas tyre zgjedhja e tij në këtë pozitë është bërë në mënyrë të parregullt.

Ata kanë potencuar një varg shkelesh nga ana e drejtorit Morina, e që sipas tyre nuk janë marrë parasysh kur ai është zgjedhur në këtë postë.

“Në rubrikën për dënime nuk është raportuar për 4 dënime që i janë bërë për shkak të fyerjeve të kolegëve, intrigave dhe keqmenaxhimit nga ana e tij. Në vitin 2005 i është ndërpre marrëdhënia e punës për shkak të sjelljes, gjuhës kërcënuese dhe fyese në vendin e punës ( Komisioni disiplinor nr 250/05 dt 05.09.2005 ). Dy dënimet e fundit nga ana e menaxhmentit të kaluar të QKUK në muajin mars 2014. Vendimi i Drejtorit Ekzekutiv i dt 27.03.14 për shkak të sjelljeve jokolegiale dhe keqmenaxhim – është i shkarkuar”, thuhet në një reagim të stafit mjekësor në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Sipas tyre pranimin e një menaxheri të tillë do të thotë pranimin e privatizimit të Klinikës nga ana e tij, ku çdo gjë vendoset në bazë të vullnetit edhe dëshirave të tija.

“Ende i kemi të freskëta mashtrimet që na janë bërë nga ana e tij ku ishte një situatë e ngjashme (menaxhmenti i udhëhequr nga ana e dr.Jusuf Ulaj, dr Afrim Blyta, dr.Arben Graxhdani ), kur kishim bojkotuar punën nën udhëheqjen e tij për shkaqe të njëjta. Atë kohë pas pranimit të gabimit nga ana e tij, garancive që na u dhanë nga ana e menaxhmentit të kaluar për bashkëpunim dhe mos diskriminim në të ardhmen nga ana e tij, ne pranuam ti këthehemi punës por pas dy- tri javësh filloi me avazin e vjetër. Pas ndërrimit të menaxhmentit të gjitha u mbyllën në atë kohë dhe keqmenaxhimi i tij vazhdojë me të vjetrën”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata thonë se janë të vendosur që për asnjë çmim të mos i shkojmë prapa dr Arsim Morinës.

Po ashtu ata bëjnë të ditur se janë në bojkot të punës në Klinikë. Kurse nga muaj tetor nuk do të mbajnë as kujdestaritë.

Ku grup mjekësh përbëhet nga: Prof.asoc. Shaban Hasi, Dr.Bujar Kastrati, Dr.Nehat Halili, Dr.Armend Kërveshi, Dr.Haxhi Avdyli, Dr.Besnik Elshani, Dr.Faik Qosja, Dr. Feti Ahmeti, Dr.Shefki Dragusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat