Pesë ushqime që i japin fund gërhitjes

Shëndetësia

Pesë ushqime që i japin fund gërhitjes

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:54

Kur partneri ose partnerja juaj gërhet gjatë natës, me siguri nuk e keni fare të lehtë të bëni një gjumë të qetë. Ne po ju sjellim disa metoda që i japin fund gërhitjes dhe që lidhen me ushqimin. Këtu po ju paraqesim 5 ushqimet që ndalojnë gërhitjen tek njerëzit nëse konsumohen.

1. Mjalti. Në sajë të vetive të tij anti-inflamatore, mjalti liron frymëmarrjen tuaj. Për këtë ne ju këshillojmë që të pini një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë para se të shkoni për të fjetur.

2. Çaji i nenexhikut. Ky është një kurë e vërtetë kundër gërhitjes. Nenexhiku mund të përdoret si çaj dhe të pihet para gjumit, pasi lehtëson frymëmarrjen duke eliminuar mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.

3. Qepa. Edhe pse era e saj nuk është aq e këndshme, qepa mund të jetë një ilaç i mirë kundër gërhitjes. Ajo përdoret për të kuruar jo vetëm ftohjen, por nëse e presim në copa të vogla dhe e ziejmë në ujë për 15 minuta, mund ta përdorim si një kurë për të lehtësuar simptomat e gërhitjes. Për të përmirësuar shijen ju mund të shtoni një lugë mjaltë, apo sheqer dhe ta konsumoni para gjumit.

4. Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, qelëza do të ngjitet duke bërë të mundur atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj duhet të keni parasysh që të pini gjithmonë ujë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe para se të flini.

5. Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi, i kuq xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat