Si t'i zbardhni dhëmbët në shtëpi

Shëndetësia

Si t'i zbardhni dhëmbët në shtëpi

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 21:50

Konsumimi i pjeve si kafeja, çaji apo pijet me gaz dhe sidomos duhani ndihmojnë në krijimin e njollave duke ndryshuar ngjyrën e dhëmbëve.

Megjithatë, jo vetëm trajtimet me lazer apo dentisti mund t’ju ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve. Shumë produkte që i keni në shtëpi, sidomos frutat, mund të na ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve pa shumë kosto.

Molla dhe karrota janë të pasur me vitamina C dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të mishit të dhëmbëve.

Luleshtrydhet përmbajnë enzimën malik, e cila gjendet dhe në përbërjen e pastave të dhëmbëve. Merrni një luleshtrydhe dhe fërkojeni pas dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Ato ndihmojnë dhe në largimin e baktereve nga dhëmbët dhe goja.

Limoni dhe portokalli përmbajnë acid që ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve. Limonin e ombinuar me kripë përdoreni për të larë dhëmbët për disa minuta, por kujdes, pasi kjo përbërje nuk duhet përdorur më shumë se dy herë në javë, pasi dëmton zmaltin e dhëmbëve.

Soda e biokarbonit po ashtu ndihmon shumë në zbardhjen e dhëmbëve, por duhet treguar më shumë kujdes pasi mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat