Çfarë të përdorim për të mbajtur fytyrën të bukur

Shëndetësia

Çfarë të përdorim për të mbajtur fytyrën të bukur

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 18:56

Fytyra e çdo personi është gjëja e parë që na vjen në mend kur mendojmë për dikë, dhe është pjesa e trupit tonë, që nxjerr më në pah atë që ne ndjejmë nga brenda.

Lëkura jonë, sytë, hunda, goja, kanë nevojë për kujdes të rëndësishëm, që të na bëjë të ndjehemi mirë në lidhje me veten tonë, në rradhë të parë, dhe pastaj me të tjerët.

Shpesh, çmimet e produkteve kozmetike janë me të vërtetë mjaft të larta, atëherë pse të mos përgatisim maska për veten tonë me produktet që i kemi në shtëpi?

Natyra ofron gjithmonë një numër zgjidhjesh, për kujdesje të vogla dhe të mëdha, dhe ne, nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë, por të ndjekim këshillën e saj të vlefshme.
Ne iu propozojmë disa receta të maskave të fytyrës tërësisht organike, për t’u bërë në shtëpi me fruta, perime dhe disa përbërës që mund t’i gjeni lehtësisht.
Për të mbajtur fytyrën të bukur përdoren:
90 gr vaj ulliri ekstra i virgjër (prodhim i freskët)
15 gr dyll blete (i shkrirë në avull)

Përzihen përbërësit derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Aplikohet në fytyrë, në darkë para gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat