Kujdes! një mjaltë që dyshohet i rrezikshëm po qarkullon në treg

Shëndetësia

Kujdes! një mjaltë që dyshohet i rrezikshëm po qarkullon në treg

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 10:52

‘King’s Honey” apo mjalti i mbretit, tashmë nuk mund të importohet në Kosovë.
E kjo pasi që produkti në fjalë që është prodhim kinez, dyshohet të ketë një mbidozë të një përbërësi i cili nuk është i lejuar të konsumohet. Muaj më parë Kroacia e ka larguar nga tregu, për shkak të efekteve anësore që ajo ka.

Kompanisë ‘Tiger Trade’ e cila e importon produktin ‘King’s Honey’ i është dhënë urdhër nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë që të tërheq produktin nga tregu derisa të dalin analizat laboratorike të cilat dëshmojnë sigurinë e këtij produkti.
Mësohet se një produkt i tillë po gjendet akoma në raftet e farmacive në Prishtinë, derisa informohet se në Kroaci tashmë është ndalur për të njëjtat arsye.
E Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale thotë se gjithë këtë çështje e ka adresuar tek Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.
Këta të fundit thonë se më datë 2 shtator ata kanë marrë një shkresë zyrtare nga Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale mbi dyshimin për përbërjen e këtij produkti.

Lamir Thaçi, zëdhënës për informim në AUV, thotë se kanë urdhëruar importuesin që të tërheqë produktin derisa të vërtetohet siguria e tij.
Ai madje thotë, se nëse vërtetohet dyshimi i bazuar, atëherë mund të nxjerrët edhe vendimi për asgjësimin e të gjitha produkteve në Kosovë nga ky brend i prodhimit.
‘Tiger Trade’ SHPK është përfaqësues ekskluziv i ‘King’s Honey’ për Kosovë e cila në vitin 2013 ka nënshkruar marrëveshje për përfaqësim të këtij produkti që prodhohet në Kinë nga kompania ‘Medivital Pharm’ SDN BHD nga Malajzia.
Kjo kompani ka thënë se vitin e kaluar ka marrë lejen e punës nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas tyre, dokumentacioni që kanë dorëzuar në AUV ka përfshirë analizat laboratorike në Kroaci dhe në Kinë.
Sipas tij, kompania prodhuese e kësaj mjalte, ‘Medivital Pharm’ ka dërguar produktin ‘Kings Honey’ për analiza në një laborator me renome në një prej shteteve të BE-së.
“Tiger Trade ka kërkuar nga AVUK dhe AKPM qe ky produkt të dërgohet në një laborator vendor apo ndërkombëtar për të vërtetuar padëmshmërinë e përdorimit të këtij produkti nga ana e njerëzve”, ka shtuar ai.
‘King’s Honey’ është i dedikuar kryesisht për meshkujt mbi moshën 18 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat