Elementi që ndihmon për një gjumë të qetë

Shëndetësia

Elementi që ndihmon për një gjumë të qetë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:18

​Ka nga ata të cilët çfarë nuk do të jepnin për të fjetur mirë. Sot, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, na vjen në ndihmë shkenca, ose, më mirë të themi, nëna natyrë.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, për të fjetur më mirë, duhet të konsumojmë më shuam oriz. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një kërkim i Kanazawa Medical University në Japoni dhe i publikuar në revistën Plos One.

Duke u bazuar tek studimi, me sa duket, orizi ka përmbajtje të lartë të gliceminës, në krahasim me ushqimet e tjera të pasura me karbohidrate dhe në këtë mënyrë arrin të rrisë nivelin e tripofanit, një proteinë e cila rregullon nivelin e sterotoninës dhe favorizon prodhimin, duke përfshirë edhe mekanizmin e ndjelljes së gjumit.

Studiuesit kanë analizuar 1848 persona të moshës nga 20 në 60 vjeç, duke iu dhënë atyre të hanin bukë, oriz dhe ushqime të tjera. Në këtë mënyrë, vëzhgonin mënyrën se si personat e bënin gjumin gjatë natës dhe se cilat vakte e ushqime ishin më të predispozuara për t’iu lehtësuar gjumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat