Shpërndahen gjilpëra pa afat për diabetikët

Shëndetësia

Shpërndahen gjilpëra pa afat për diabetikët

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:01

Qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë po shpërndajnë insulinën me gjilpëra pa afat. Gjilpërat që shumë pacientë duhet t’i përdorin deri në fund të shtatorit, kanë afat të përdorimit deri në gusht.
Për pacientët një gjë e tillë është e patolerueshme.
Iset K. Nga Prishtina, ka treguar se më 29 gusht, në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në kryeqytet e ka marrë insulinën për gruan e tij dhe po ashtu edhe gjilpërat të cilat kishin afat deri në gusht.
“Kjo do të thotë se ato gjilpëra mund të përdoren vetëm tri ditë dhe sapo të fillojë shtatori, ato duhet të hedhen. Në barnatore na është thënë se ky është furnizimi i vetëm që u ka ardhur gjatë gushtit ani pse shumë pacient e marrin insulinën në fund të muajit dhe u bie ta përdorin deri në datën e njëjtë të muajit vijues. Kështu është edhe rasti i gruas sime”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat