Kirurgu i famshëm amerikan: 5 këshilla për t’u ndier mirë

Shëndetësia

Kirurgu i famshëm amerikan: 5 këshilla për t’u ndier mirë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 22:32

Dr. Oz, kardiokirurgu i famshëm amerikan sugjeron këshillat e tij për t’u ndier sa më në formë.
Kardiokirurgu Mehmet Oz nuk ngurron të ndajë shpesh me publikun këshilla që nuk i dëgjojmë apo lexojmë shpesh në suplemente apo gazeta që lidhen me shëndetit.

Ai shpjegon se pse duhet të buzëqeshim dhe të mbajmë moralin lart.

“Madje edhe nëse nuk ju vjen për të qeshur, vendosni një laps tek buzët në mënyrë horizontale”, shprehet ai.

“Lëvizja e thjeshtë e këtyre muskujve të fytyrës do t’ju aktivizojë humorin.” Ai gjithashtu shpjegon se kafja greke dhe ajo turke kanë më shumë antioksidantë se çdo lloj tjetër kafeje. Ja sugjerimet që burojnë nga studimet që bën ekipi i tij mjekësor.

1. Eliminoni ushqimet e bardha përveç kosit dhe qumështit. Mos përdorni miell të bardhë, oriz të bardhë apo sheqer, veçanërisht nëse doni të bini në peshë.

2. “Hani” ngjyrat e ylberit, pra ushqimet që rriten në tokë ose në pemë dhe sigurohuni që në të njëjtën mënyrë të mbërrijnë në pjatën tuaj: perime, fruta dhe frutat e thata (arrat, lajthitë, bajamet), pra ushqimet e freskëta.

3. Kërceni sa më shpesh të jetë e mundur. Aktiviteti fizik është thelbësor, por kërcimi është i përkryer sepse ju argëton dhe e bëni në grup. Gjithashtu kërkon përdorimin e trurit për të koordinuar lëvizjet e trupit, që është një parandalim i përsosur i Alzheimerit.

4. Bëni dashuri sepse është një mënyrë për të ngrohur motorin e trupit. Për meshkujt, penisi është si matja e nivelit të vajit për automjetin. Nëse nuk funksionon, do të thotë që problemi qëndron gjetkë. Gratë gjithmonë fajësojnë: “Nëse do të më donte, nuk do të kishte probleme”. Nuk është kështu. Tetëdhjetë % e problemeve të ereksionit kanë natyrë organike. Barku është problemi kryesor. Seksi është thelbësor për një marrëdhënie. Martesat pa seks janë të vështira.

5. Dhe e fundit... Jepini zemrës suaj një arsye për të vazhduar të rrahë. Nëse e ka, do ta bëjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat