Në QKUK – Kardiologji invazive, ndërpritet puna, mungon materiali diagnostikues

Shëndetësia

Në QKUK – Kardiologji invazive, ndërpritet puna, mungon materiali diagnostikues

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:28

Mungesa e materialit diagnostikues në Kardiologjinë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë që në këtë repart të ndërpritet puna pothuajse për më shumë se dy javë, thonë mjekët.
Materiali diagnostik i cili shërben për realizimin e koronarografisë për pacientet të cilët kanë probleme me zemër, po mungon në repartin e kardiologjisë në QKUK.

Kardiologu Tefik Bekteshi, shpjegon rreth pengesave që po ju shkaktojnë mungesat e materialit të nevojshëm për diagnostikimin e pacientëve.

“Në kardiologji invazive momentalisht nuk po punohet në dy javët e fundit për shkak të mungesës se materialit diagnostikues. Diçka ka ardhur, por pritet pjesa tjetër e materialit siç është për shembull mbulesa sterile ku pa të është e pamundur më punua dhe materiali tjetër përcjellës”, tha ai.

Në kardiologjinë invazive, përpos mungesës se materialit diagnostikues ka edhe mungesa të tjera të cilat shërbejnë për shendimin e pacientëve, shpjegon Dr Bekteshi.

“Ndërsa procedurat tjera intervente, ku ka nevojë për material tjetër ku janë katedra të llojit tjetër tela të llojit tjetër na vyen ballona për intervenc dhe në fund stenda më dimensione të ndryshme, gjithashtu”, tha ai.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Quqalla tha për Radio Kosovën, se barnatorja qendrore ka furnizuar repartin e kardiologji invazive me një pjesë të materialit diagnostikues, por vlen të theksohet se me vendim të Qeverisë, me zvogëlimin e buxhetit për 15% ka prekur edhe sektorin e furnizimit me barna dhe materiale shpenzuese që janë të domosdoshme për diagnostikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat