5 ushqimet që ju bëjnë të lumtur!

Shëndetësia

5 ushqimet që ju bëjnë të lumtur!

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 16:58

A e dini se nëpërmjet ushqimeve që hani ndikoni në humorin tuaj? Çdo ushqim ndikon në organizmin tuaj dhe jep efekte të veçanta. Ne po ju tregojmë se cilat janë pesë ushqimet më të mira për të ngritur humorin dhe për t’ju bërë më të lumtur.
1. Midhjet
Midhjet janë ushqimi më i mirë që e bën njeriun të lumtur. Ato janë të pasura me vitaminë B12, nivelet e ulëta të së cilës mund të çojë në depresion. Truri ka nevojë për B12 për të çliruar serotonin. Njerëzit në depresion të cilët i kanë provuar midhjet, kanë ndierë rezultatin pas tre-muajsh.
2. Arrat dhe lajthitë
Frutat e thata, por veçanërisht këto të dyja kanë në përmbajtjen e tyre acid alfa-linolenik, ose ALA. Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, gratë të cilat kanë një nivel më të larte të ALA-së, kanë më pak gjasa që të bien në depresion.
3. Kafeja
Gratë të cilat pinë dy deri në tre kafe në ditë kanë 15% më pak gjasa që të bien në depresion se të tjerat. Kafeja mund të përdoret si një drogë e cila e jep efektin në 30 minuta dhe në krahasim me heroinën, është e padëmshme. Por kujdes, kjo nuk do të thotë se duhet të pini më shumë se tre në ditë.
4. Rrepat
Sado e çuditshme të duket, rrepat janë një ushqim perfekt për të ngritur humorin tuaj, pasi ato stimulojnë hormone që lidhen me lumturinë tek personat.
5. Shega
Ky është fryti çudibërës që lufton tensionin e lartë të gjakut, ankthin, depresionin, dhe ka një efekt të menjëhershëm nëse ndiqet si një kurë. Mjafton të pini dy gota me lëng shege në ditë për një periudhë dy-javore, dhe do t’i shihni rezultatet e menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat